Tenderi 60 mln euro/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zimbabveja, reagon Mërtiri: Nuk jam Ilir Dedja

Tenderi 60 mln euro/ Në kërkim ndërkombëtar nga Zimbabveja, reagon Mërtiri: Nuk jam Ilir Dedja

Mirel Mërtiri ose Klodian Mërtiri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar sipas mediave të Zimbabves, pasi është i përfshirë në një aferë korrupsioni së bashku me ministrinë e shëndetësisë së këtij vendi për një tender 60 milionë eurosh ka reaguar duke hedhur poshtë akuzat.

Mërtiri, që sipas mediave të Zimbabve mban disa emra, ndër të cilët Ilir Dedja, thuhet se është një biznesmen shqiptar që ka në pronësi kompaninë Drax Consult Sagl, me të cilën ministria e shëndetësisë së Zimbabve ka firmosur një kontratë 60 mln euro për furnizimin me barna dhe pajisje mbrojtëse personale gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit, kur në të vërtetë pas hetimit rezultoi se kompania në fjalë, e rregjistruar në Dubai dhe në Zvicër, ishte një firmë kosulence.

Në reagimin e tij publik Mërtiri thotë se ai nuk është Ilir Dedja, personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet e Zimbabve, dhe se foto e tij është keqpërdorur qëllimisht për ta dëmtuar, arsye e cila e ka shtyrë atë të ndërmarrë hapa ligjorë.

Në reagimin e tij, Mirel Mërtiri thotë: “Duke marrë shkas nga shumë publikime të bëra së fundmi në portale, media të shkruara dhe vizive, lidhur me emrin tim, unë Mirel Mertiri i datëlindjes 08/08/1978 deklaroj në përgjegjësinë time të plotë, se të gjitha spekullimet lidhur me implikimin tim në kontraten e përfolur në Zimbabëe mes kompanisë Zviceriane Drax Consult Sagl dhe Natpharm janë të pavërteta.

Fotografitë e mia të publikuara gjerësisht në media, nuk kanë asnjë lidhje me kontratën në fjalë, por është përdorur qëllimisht për të krijuar skandal dhe dëmtuar reputacionin tim. Unë nuk jam Ilir Dedja.

Ditën e sotme kam ngritur Padi Penale per disa nga mediat të cilat kanë cenuar me dashakeqësi dinjitetin dhe integritetin tim me publikimet e tyre krejtësisht të pabaza.”

Për skandalin në fjalë fillimisht është arrestuar edhe ministri i shëndetësisë së Zimbabve, i cili pas garancisë 50 mijë euro do të hetohet i lirë. Ndërkohë për këtë lajm ka reaguar edhe Partia Demokratike ndërmjet Klevis Balliut, që fillimisht thotë ‘se Shqipëria nuk është as në nivelin e Zimbabve për të hetur një rast korrupsioni.’ Balliu shkon më tej duke akuzuar se Rama dhe Veliaj nëpërmjet bashkisë së Tiranës kanë lidhur një kontratë me Klodian Mërtirin, për inceratorin e landifillit të Sharrës, që ka vlerën e 400 mln eurove.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy