Oliver  Stone, me një komedi për Trump

Oliver Stone, me një komedi për Trump

"Gjithkush më kërkon që të bëj një film për Trump, dhe ndoshta, herët a vonë do ta bëj vërtet." Çfarë do të jetë? "Një komedi qesharake që mund të mbahet mend si filmi im i vitit 2008 për Bush-in", thotë Oliver Stone, presidenti i jurisë së Taormina Film Fest. Stone më 4 korrik do të marrë çmimin “Angelo D'Arrigo” pas shfaqjes së kryeveprës së tij “I lindur më 4 korrik” me Tom Cruise, fitues i dy Oscar-ëve . Si ka ndryshuar Amerika? "Kur xhirova filmin në vitin 1989, ishte edhe një mënyrë për të kujtuar Amerikën për luftën e Vietnamit që ajo e kishte harruar tashmë. Sot fatkeqësisht situata nuk ka ndryshuar, pjesërisht për shkak se politika e jashtme amerikane që tani shikon Iranin nuk ka ndryshuar. Njerëzit nuk e dinë se çfarë është lufta, ata nuk e dinë se çfarë do të thotë të plagosesh në betejë.

Paaftësia është më e keqe se vdekja në moshë të rë. “Ka pasur një debat më të vëmëndshëm mbi luftën nga ana e mediave, por sot informacioni është më i dhunshëm sesa vetë lufta dhe mediat sociale janë tashmë një lloj Pravda", thekson ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy