Tërheqja e ministrisë së Arsimit nga mësimi me turne, Nezaj: Na gëzoi shumë

Tërheqja e ministrisë së Arsimit nga mësimi me turne, Nezaj: Na gëzoi shumë

Ministria e Arsimit është tërhequr nga vendimi për të zhvilluar mësimin me turne, pas protestave të prindërve dhe paralajmërimeve për bojkot.

Nga java e ardhshme, mësimi do të zhvillohet vetëm paradite dhe me orar të plotë. Për të folur mbi heqjen e mësimit me turne përmes një lidhje Skype, një prej prindërve të fëmijëve që kishte firmosur peticionin kundër zhvillimit të mësimit me turne dhe orar të reduktuar Migena Nezaj shprehet se tashmë janë shumë të gëzuar pasi prej dy vitesh fëmijët po bënin mësim me orare të shkurtuara dhe kjo i kishte shkaktuar mungesë të dijeve.

-Zonja Nezaj ju jeni nënë e një djali në klasë të 5-të si dhe një vajze në parashkollor, si e pritët këtë tërheqje të Ministrisë së Arsimit?

Dje kemi marrë një urdhër tjetër që orari do shtyhej edhe më shumë, bëmë një peticion tjetër, ndërkohë ministrja Kushi doli duke na dhënë lajmin më të bukur që ishte mësimi me orë të plotë.

Na gëzoi shumë.

- A ishte kjo një formë presioni ku paralajmëruat edhe bojkot të arsimit që çoi në heqjen e mësimi me turne dhe zhvillimin  vetëm paradite e me orar të plotë?

Patjetër që ka ndikuar, dua të them që ka qenë e vështirë gjatë kësaj kohe, duke na akumuluar stres. Duke menduar që fëmijët do të arsimoheshin prapë për vitin e 3 me orar të shkurtuar.

-Po në lidhje me masat antikovid dhe vaksinimin e stafit mësimor si e keni parë deri tani zbatueshmërinë e tyre?

Patjetër, masat kanë qenë të rregullta, fëmijët kanë qenë të rregullt. Për pjesën se çfarë ndodh brenda shkollës nuk e dimë sepse nuk lejohemi të hyjmë brenda. Por mësueset kur dalin jashtë janë me maska. Por problemi është te pastrueset, te tulatet që duhet të jenë të pastra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy