Viti i ri shkollor, Kushi publikon udhëzuesin e ri për programin mësimor

Viti i ri shkollor, Kushi publikon udhëzuesin e ri për programin mësimor

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj firmosën sot “Udhëzimin për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin parauniversitar”.

Me anë të një postimi në Facebook, Kushi thekson se ky është një udhëzim që vë theksin në nevojën e përsëritjes së temave mësimore të vitit të kaluar, zbatimin me përpikmëri të planeve mësimore për çdo nivel arsimor.

Ndër të tjera ajo bën me dije se në këtë dokument udhëzohen institucionet tona mbi përfshirjen për herë të parë të gjuhës angleze në klasën e parë dhe trajnimin e mësuesve përkatës, regjistrimin me përparësi të fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimin e shkollave si qendra komunitare.

Sot firmosa Udhëzimin për vitin e ri shkollor 2021-2022 në sistemin parauniversitar, i cili orienton dhe ndihmon institucionet arsimore në zbatimin sa më efikas të politikave tona dhe krijimin e një mjedisi sa më miqësor dhe gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit. Ky udhëzim vë theksin në nevojën e përsëritjes së temave mësimore të vitit të kaluar, zbatimin me përpikmëri të planeve mësimore për çdo nivel arsimor, zbatimin e politikave dhe strategjive ndërsektoriale, marrëveshjeve, nismave, programeve e projekteve në funksion të rritjes së cilësisë në sistemin arsimor parauniversitar. Gjithashtu, në këtë dokument udhëzohen institucionet tona mbi përfshirjen për herë të parë të gjuhës angleze në klasën e parë dhe trajnimin e mësuesve përkatës, regjistrimin me përparësi të fëmijëve me nevoja të veçanta, konsolidimin e shkollave si qendra komunitare, reduktimin e braktisjes shkollore, zbatimin e planeve për parandalimin e bullizmit dhe ekstremizmit, si dhe zbatimin e programit të ri të arteve, zejeve dhe sporteve.

Udhëzimi i plotë

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy