Pushim grave gjatë ciklit, Leskaj: Propozim i mirëpritur, bëhet fjalë për 1 ose 2 ditë (VIDEO)

Pushim grave gjatë ciklit, Leskaj: Propozim i mirëpritur, bëhet fjalë për 1 ose 2 ditë (VIDEO)

Ines Leskaj, përfaqësuese e Rrjetit të Fuqizimit të Gruas, propozimin e deputetit socialist Erion Braçe që gratë të kenë ditë pushimesh gjatë menstruacioneve, e sheh si të mirëpritur.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN TV, Laskaj deklaroi se çdo propozim për barazinë gjinore dhe fuqizimit të grave dhe nevojave të grave dhe vajzave është i mirëpritur.

Është i ardhur në kohën e duhur dhe kemi kohë që duam të shtyjmë përpara gamën e çështjeve të barazisë gjinore.

Kjo është një praktikë e ndjekur dhe nga vende të caktuara, sa i takon lejes në ditë të caktuara.

Është shumë mirë që propozimi vjen nga një burrë dhe çështje te grave duhet të përqafohen së pari nga burrat, të cilët duhet të jenë aleatët tanë kryesorë për arritjen e barazisë gjinore.

Legjislacioni duhet parë me kujdes, për unifikimin e direktivave siç i kanë dhe vende të tjera europiane.

Kompani jashtë vendit e japin një ditë leje të tillë, por vetëm një ditë.

Nuk kam dijeni për detajet e propozimit, por mendoj se do të rregullohet në mënyrën e duhur.

Mendoj se do të jetë një ose dy ditë që do të paguhet kjo leje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy