Një aksident i rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të hëne në aksin Elbasan-Metalurgji ku një këmbësore humbi jetën teksa kalonte rrugën.
MCN TV ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik ku humbi jetën 50-vjeçarja e identifikuar si Lefterije Binjaku.
Siç shihet nga pamjet e siguruara, mjeti tip 'Opel' i cili ishte me shpejtësi të lartë, përplas gruan duke e hedhur disa metra në ajër. Për pasojë, gruaja humbi jetën në vend nga përplasja e fortë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



