Tentoi të vriste një person në Korçë, kapet në Greqi për t’u ekstraduar

Tentoi të vriste një person në Korçë, kapet në Greqi për t’u ekstraduar

Një person i cili tentoi të vriste një tjetër në Korçë në muajin shkurt, është kapur në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u mundësua lokalizimi në Greqi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i Denis Meçollit alias Deni Meçolli, 39 vjeç. 

I ndaluari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 9 shkurt, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. 

Meçolli akuzohet se më datë 4 shkurt, në qytetin e Korçës, ka tentuar të vrasë shtetasin Ergys Shtylla, 40 vjeç, duke e goditur me thikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy