KQZ mandaton edhe një tjetër deputet opozitar

KQZ mandaton edhe një tjetër deputet opozitar

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me katër vota pro dhe një kundër, i dha sot mandatin edhe një tjetër deputeti në listën e Partisë Demokratike. Deputeti më i ri që i shtohet Parlamentit është Korab Lita, nga lista e deputetëve për Qarkun Tiranë.

Lita, aktualisht është zëvendëskryetar i Bashkisë së Kamzës. Ai është deputeti i 100 që do t’i bashkohet listës së deputetëve të cilët kanë marrë mandatin, duke u bërë kështu deputeti më i ri mandatuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë në këtë mbledhje, KQZ, për deputetin Halil Jakimin shtyu mandatimin, për shkak se pritet që këtij të fundit t'i pranohet dorëheqja në Këshillin Bashkiak të Dibrës.

Po në mbledhjen e ditës së sotme, KQZ njoftoi edhe skualifikimin e tetë kandidatëve të PD për shkak se nuk kishin dorëzuar formularin e vetëdeklarimit brenda 10 ditësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy