Mark Zuckerberg, është ngjitur sërish në podiumin e njerëzve më të pasur në botë.
Me asete të vlerësuara në 206 miliardë dollarë, bosi i kompanisë Meta është renditur në vendin e tretë të njerëzve më të pasur në botë sipas listës së Forbes.
Pasuria e Zuckerberg ka tejkaluar atë të Jeff Bezos (aktualisht i katërti me 203.9 miliardë dollarë) falë një rritjeje prej 3.9 miliardë dollarësh këtë vit.
“Zuckerberg nuk është shumë prapa numrit 2 Larry Ellison (208 miliardë dollarë) në listën e miliarderëve në kohë reale, megjithëse është larg numrit 1 Elon Musk (264 miliardë dollarë) ”, specifikon revista amerikane.



