Meta në Elbasan: Erdha sepse u raportuan probleme, Prokuroria dhe Policia të marrin masa

Meta në Elbasan: Erdha sepse u raportuan probleme, Prokuroria dhe Policia të marrin masa

Presidenti Ilir Meta ka zbritur në terren në ditën e zgjedhjeve. Kreu i Shtetit pas votimit që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka mbërritur në Elbasan për të ndjekur procesin e votimit. Ndërkohë që dhe këshilltarët e tij janë shpërndarë në tre qarqe.

Meta po vëzhgon nga afër procesin e votimit, nga ku ka paralajmëruar Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë se do të mbajnë përgjegjësi "të jashtëzakonshme" në rast se do të regjistrohet ndonjë incident.

Kujt nuk i pëlqejnë dy gishtat unë ngre dhe grushtin por grushti është i popullit. Dy gishtat janë të demokracisë për të përforcuar themelet e demokracisë. U njoftova që kishte nja dy probleme, teknike thuhet. Fola në telefon me ambasadorin e BE Soreca dhe i kërkova të përqendrohen këtu për të parandaluar çdo incident për të dëmtuar atmosferën në Elbasan, duke iu referuar ngjarjes së dy ditëve më parë për të cilën nuk kemi ende një qëndrim zyrtar edhe pse ishte bërë kallëzim një javë më parë. Unë thirra Bardhin si përfaqësues i opozitës. E pyeta nëse e ka thirrur prokurori për kallëzimin që kishte bërë. Nuk e kishte thirrur. Policët sot më shumë se kurrë duhet të bëjnë detyrën e tyre për të parandaluar çdo krim zgjedhor sado i vogël të jetë ai”, u shpreh Meta.

Më tej ai bëri apel se çdo qytetar duhet të votojë vetëm njëherë dhe vota është e barabartë. “Presidenti është simbol i unitetit kombëtar. Ai përqafon qytetarët që kanë votuar deri tani dhe ata që po presin dhe u lutet për durim për të votuar alternativën që duan larg çdo presioni. Jam shpresëplotë që pjesëmarrja do të jetë e lartë dhe historike. Ju e dini që jam marrë me këtë çështje në ditët e fundit dhe për hetimin e kësaj ngjarje tragjike dhe merrem personalisht si kryetar i shtetit”, tha Meta.

Në fund Presidenti ftoi policinë të zbardhë ngjarjen dhe të ndalojë të gjithë të përfshirët. "Kam marrë sigurinë nga ana e zotit Bardhi që opozita do të bëjë më të mirën. Qytetarët të shkojnë drejt kutive të votimit larg çdo presioni dhe çdo lloj oferte për të tjetërsuar votën e tyre. Të votojnë që në Elbasan të mbretërojë ligji sot e 100 vite”, përfundoi Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy