Kompania i kërkoi gjykatës të rishikonte ndëshkimin që ishte dhënë pasi ishte mbështetur në Missouri në vitin 2020.
Gjykata e Apelit në Missouri nuk e hoqi dëmshpërblimin që duhet të paguante J&J, por e uli atë me 4.7 miliardë dollarë.
J&J argumentoi atë kohë se nuk ka pse të mbrojë veten nga një çështje ku janë të përfshira vetëm 20 gra nga shtete të ndryshme.
Gjiganti i produkteve të kujdesit shëndetësor tha: "Vendimi nga gjykata për të mos rishikuar çështjen, e lë atë të pazgjidhur.
Gjykata e Lartë ka thënë shumë herë se vendimi i saj për të mohuar dëgjimin e një apelimi nuk tregon asnjë meritë, dhe në vazhdojmë të besojmë se faktet tona qëndrojnë në fund të fundit.
Gjithashtu theksoi që çështjet para gjykatës kishin të bënin me procedurën ligjore, jo me sigurinë.
"Dekada kërkimesh të pavarura shkencore konfirmojnë se Johnson's Baby Powder është i sigurt, nuk përmban asbest dhe nuk shkakton kancer," tha J&J..
“Johnson's Baby Powder” për vite me radhë ka qënë në qendër të pretendimeve se pluhuri i tij ka përmbajtje kancerogjene.
Marka gjithmonë e ka mbrojtur me zell sigurinë e produktit.
Burimi: BBC Përshtati: MCNtv.al