Shapo: Mbyllja katërjavore dha efekt në Britani

Shapo: Mbyllja katërjavore dha efekt në Britani

Mbyllja katërjavore që u imponua në Britani ka dhënë rezultat. Në studion e lajmeve në TvT, përmes një lidhjeje Skype, eksperti i shëndetit publik, Laidon Shapo, tha se pas katër javëve të masave kufizuese pati rënie të indeksit të transmetimit të virusit nga 3, në 0.8-0.9.   

Të dhënat tregojnë se mbyllja pas 5 nëntorit ka dhënë efekt. Një javë nuk mjafton. Pati një rritje 30%, kur ne prisnim ulje. Në javën vijuese patëm ulje me 50%. Kemi rënie të RT nga 3 në 0.8-0.9.  Nga nesër e tutje nuk ndodh asgjë përveç ikjes së mbylljes katërjavore dhe vazhdimësisë në nivele. Mbi 80% e popullatës janë në nivel 2 dhe 3 shtrëngesash”, tha Shapo.

Shapo tha se përveç vaksinës që Britania miratoi për përdorim sot, janë edhe dy të tjera, të cilat po zhvillohen.

Sot kemi në dispozicion këtë vaksinë, por edhe vaksina e Oxfordit dhe Imperial College. Farmacive u kërkohet të bëjnë 1000 vaksinime në ditë. Kjo është një vaksinë që duke e ditur se ka probleme të logjistikës, ajo jep mundësinë e mbajtjes 5 ditë në temperaturë 3-8 gradë. Vaksinimi ka disa raunde, prandaj dhe dozat japin mundësinë e bërjes graduale. Janë 40 milionë doza për 20 milionë vaksinime. Procesi nuk është fiks, por nëse gjërat shkojnë mbarë, rreth pranverës do të jetë përfunduar një cikël vaksinimesh”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy