Aeroporti i Vlorës/ Haxhiu: Punimet vijojnë, aeroporti nis punën brenda disa muajsh

Aeroporti i Vlorës/ Haxhiu: Punimet vijojnë, aeroporti nis punën brenda disa muajsh

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Banon Haxhiu ka komentuar çështjen e tenderit për aeroportin, duke theksuar se procesi duhet parë me kujdes, veçanërisht në kontekstin kur është zhvilluar.

 

Duhet të keni kujdes për paracaktimin, sepse në momentin që është hapur tenderi për këtë aeroport ka qenë pandemi dhe askush s’ka dashur të investojë në të tilla”, u shpreh Haxhiu.

 

Ai u ndal edhe te roli i prokurorisë, duke theksuar se mënyra se si është trajtuar çështja lidhet me vetë procedurën e prokurimit. Sipas tij, njohuritë mbi rastin nuk janë domosdoshmërisht më të thelluara nga ana e institucioneve hetuese.

 

Çështja se çfarë bën prokurori dhe si e shtron çështjen është prokurimi i tij. As prokurori që do e fillojë çështjen dhe as ti që e ke hetuar nuk ka më shumë njohuri se unë që jam mik i afërt i tyre”, deklaroi ai.

 

Në fund, Haxhiu theksoi se procesi tashmë është mbyllur nga gjykata dhe puna në terren po vijon normalisht.

 

Gjykata e ka mbyllur këtë proces. Aty punimet vijojnë dhe besoj që aeroporti fillon punën brenda disa muajsh”, përfundoi ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy