Trump shfuqizon dekretin e Obamës për sulmet me dron, do të mbahet sekret

Trump shfuqizon dekretin e Obamës për sulmet me dron, do të mbahet sekret

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shfuqizuar një rregullore e vendosur nga paraardhësi i tij, sipas së cilës, shërbimi sekret amerikan CIA duhej të publikonte numrin e viktimave civile nga sulmet me drone jashtë zonave të luftës.

Presidenti i atëhershëm Barack Obama me një dekret të posaçëm i kishte kërkuar CIA-s, si institucion i varur prej tij, që të publikonte çdo vit bilancin e sulmeve me drone kundër “objektivave terroriste” jashtë zonave të luftimit, pasi ishte nën presion për të qenë më transparent.

Që nga sulmi terrorist i 11 shtatorit, sulmet me telekomandë janë përdorur gjithnjë e më shumë kundër objektivave terroristë dhe ushtarakë.

Urdhri i aplikuar për CIA-n, ishte për sulmet me dron në vende të tilla si Afganistani, Pakistani dhe Somalia.

Anulimi i këtij dekreti mund të sjellë mosbërjen publike për opinionin të informacioneve të rëndësishme për shumë nga këto sulme. Vendimi i Trumpit prek vetëm ato sulme, të cilat kryhen nga CIA. Ministria e Mbrojtjes është e detyruar edhe më tej, përmes rregulloreve të kongresit të informojë për numrin e civilëve të shkaktuar nga operacionet ushtarake amerikane.

Ky veprim eliminon kërkesat e panevojshme të raportimit, kërkesat që nuk përmirësojnë transparencën e qeverisë, por më tepër tërheqin profesionistët tanë të inteligjencës nga misioni i tyre primar”, tha një zyrtar, raportin BBC.

Në vitin 2016 Shtëpia e Bardhë bëri të ditur, se përmes sulmeve me dronë janë vrarë 2000 vetë, 64-116 prej tyre kanë qenë civilë. Aktivistët janë të mendimit, se shifra është shumë e lartë. Organizata Human Rights First ka kritikuar vendimin e Donald Trump. Me këtë vendim të qeverisë së Trumpit kundër transparencës ndaj këtryre operacioneve bëhet “një hap i rrezikshëm mbrapa”, vëren HRF.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy