Murgesha që mahniti ‘The Voice of Italy’ bëhet kamariere në Spanjë

Murgesha që mahniti ‘The Voice of Italy’ bëhet kamariere në Spanjë

Një murgeshë që u bë jashtëzakonisht e njohur pasi fitoi “The Voice of Italy”, ka mahnitur sërish shikuesit teksa njoftoi se tani është kameriere në Spanjë.

Dikur Motra Cristina Scuccia, nga Siçilia, mahniti anëtarët e jurisë, duke përfshirë të ndjerën Raffaella Carrà, gjatë audicionit të saj në vitin 2014, ku performoi hitin e Alicia Keys, “No One”.

Murgesha që mahniti ‘The Voice of Italy’ bëhet kameriere

Cristina, e cila në atë kohë ishte mes murgeshave në një manastir në Milano, fitoi konkursin e këngës. Ajo më vonë publikoi një album, të cilin ia dha Papa Françeskut, që ngjante me “Like a Virgin” të Madonna-s.

Tetë vjet më vonë, ajo njoftoi në “Verissimo”, talk show italian, vendimin për të ndryshuar.

E veshur me taka të larta dhe një kostum të kuq, me pirsing në hundë dhe flokë të lëshuar, ajo tha: “Besoj se duhet të dëgjoni zemrën tuaj me guxim. Ndryshimi është një shenjë e evolucionit.

Cristina tha se fakti që nuk është më murgeshë, një vendim që u mor me ndihmën e një psikologu, nuk do të thotë se ajo ka hequr dorë nga besimi i saj. “Zgjodha të ndjek zemrën time pa menduar se çfarë do të thoshin njerëzit për mua,” shtoi ajo.

Ajo tha se tani jeton e lumtur në Spanjë, ku punon si kamariere.

Murgesha që mahniti ‘The Voice of Italy’ bëhet kameriere

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy