Gjermani/ Piloti “vizaton” në qiell një pemë Krishtlindjesh (FOTO)

Gjermani/ Piloti “vizaton” në qiell një pemë Krishtlindjesh (FOTO)

Një pilot i kompanisë “Airbus”  bëri fluturimin më festiv mbi Gjermani dhe këtë e tregon rruga që ka përshkuar. Ai arriti të “vizatonte” në qiell një pemë Krishtlindjesh megjithë zbukurimet.

Fluturimi AIB232E ishte një testim për pilotin dhe avionin A380. Ai nisi nga Hamburgu, kaloi nëpër jugun e Këlnit, në Frankfurt e Shtutgart për të mbërritur sërish në Hamburg.

Mund të thuhet me plot gojën se piloti e kaloi testin me sukses, sidomos nëse kujton tentativën pak kohë më parë të një piloti të Marinës Amerikane, i cili përfundoi në ujë pas përpjekjes për të vizatuar një figurë mbi Uashington.

Edhe Boeing e ka kryer një test të tillë mbi SHBA. Piloti arriti të vizatonte një avion në qiell, fluturim që zgjati 18 orë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy