Pas Diellës propozohet edhe një kandidate AI për kryebashkiake të Tiranës

Pas Diellës propozohet edhe një kandidate AI për kryebashkiake të Tiranës

Tomi Kallanxhi, Denisa Kele dhe Besmir Semanaj shpallën sot publikisht kandidaturën e “TirANA”, (Tirana Algorithmic Neural Assistant), inteligjenca artificiale që do të garojë për postin e Kryetares së Bashkisë së Tiranës.

Në deklaratën e tyre për shtyp, ata theksojnë se ky është një hap i ri për politikën dhe administratën publike shqiptare, duke synuar të sjellë në qeverisjen vendore parime si transparenca, efikasiteti dhe llogaridhënia. Projekti, sipas tyre, mbështetet nga një ekip i gjerë ekspertësh nga fusha të ndryshme.

“Pas dekretimit të Ministres së parë të Inteligjencës Artificiale nga qeveria shqiptare, ishte koha që edhe qytetet të përqafojnë këtë epokë të re digjitale,” shkruajnë ata në rrjetet sociale.

Ndërkohë, për MCN TV, Tomi Kallanxhi konfirmoi se dokumentat për regjistrimin e kandidates në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë përgatitur dhe do të dorëzohet zyrtarisht në ditët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy