Bashkim Zeneli në Zululand: Sot duhet të jemi për “marifetin” europian dhe jo për “salltanetin” Ali Osman

Bashkim Zeneli në Zululand: Sot duhet të jemi për “marifetin” europian dhe jo për “salltanetin” Ali Osman

Sot në Zululand ishte i ftuar, Bashkim Zeneli, ish-diplomat karriere, me të cilin Mustafa Nano në pjesën e parë diskutoi mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Kur Nano e pyet për një konsideratë në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve në SHBA z. Zeneli përgjigjet:

“Në fillim të nisjes së fushatës kishte një prirje drejt mbështetje së kandidates demokrate Hillary Clinton, nisur nga përvoja e saj në politikë.

Dhe pati një skepticizëm për Trump, nisur jo thjesht nga e kaluara e tij jashtë politikës por edhe nga disa deklarata në lidhje me përkufizimin e murit ndaj Meksikës, raportet me NATON dhe ndalimin e myslimanëve në SHBA,etj. Megjithatë të gjithë sot ndodhemi para faktit që Trump fitoi dhe kjo është një zgjedhje e popullit amerikan.”

Kur Nano e pyet në lidhje me deklaratën kritike të Ramës në lidhje me kreun e ri të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump z. Zeneli përgjigjet:

“Kryeministri Rama u shpreh me një mënyrë dhe një fjalor jo të përshtatshme për gjuhën e një kryeministri, dhe nëse këto deklarata kanë  rënë në veshin e Donald Trump, besoj se nuk do të kujtohet për deklaratat e Ramës.

Në pjesën e dytë të programit u fol për marrëdhëniet "e reja" të Shqipërisë me Greqinë dhe Serbinë si dhe për diplomacinë shqiptare të viteve të fundit, për efektet e kryeministrit "Rama" në këtë diplomaci.

Nano i drejton pyetjen z. Zeneli:

“Diplomacia e një shteti serioz është serioze sepse di të përcaktoj qëllimet, synimet dhe ka një program diplomatik të caktuar, a përfshihet Shqipëria në këtë kategori shtetesh?”

“Ne nuk zgjidhim problemet globale. Kam qënë i pranishëm ku është thënë se tashmë kemi një aleat tjetër strategjik, kemi Turqinë, dhe le ta lëmë Greqinë. Nuk përcaktohen marrëdhëniet strategjike vetëm me konceptin e ardhjes së një qeverie. Unë nuk do ta pranoja që Rama të ulej në një sofër në prishtinë me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan  dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaci.

Sot duhet të jemi për “marifetin” europian dhe jo per “salltanetin” Ali Osman.” përgjigjet z. Zeneli

 “Kur dimensioni human i marrëdhënieve midis dy vendeve, popujve,  fatkeqësisht nuk është aty ku duhet, mendoj se përgjegjëse për këtë është politika qoftë këtu qoftë edhe në Greqi.”

Shton ndër të tjera z. Zeneli në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri- Greqi.

Ka ardhur koha që të paktën nga politika jonë të marin iniciativën për të zgjidhur këto probleme që ne po na mbajnë peng, probleme të cilat kanë marrë kthesë më të fortë sot, por gjithsesi nuk duhet të bëhet pengesë zgjidhja e tyre për të pasur marrëdhënie të mira dhe për të bashkjetuar së bashku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy