Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV regjisori Kastriot Çipi vuri në dukje standardet e dyfishta sa i takon censurës.
Çipi tha se kur u përjashtua ish-Presidenti Trump nga Twitter-i askush s’foli për kalim të vijave të kuqe, ndërkohë që sot Biden dhe BE-ja janë shqetësuar pasi Musk bllokoi llogarinë e katër gazetarëve i shpërndanë të dhëna personale në platformën sociale.
Nuk ndodhi asgjë, nuk protestoi asnjë organizatë, apo media e madhe. Ka marrë kërcënime dhe shumë shpejt mund të ketë sanksione ndaj Elon Musk, nga Biden dhe BE-ja. Janë shumë të shqetësuar për lirinë e fjalës. Preteksi që kanë gjetur është që Musk bllokoi llogaritë e katër gazetarëve që merrnin të dhënat e gjeovendosjes së avionit personal të Musk, dhe i shpërndanin në Twitter. Musk tha me të drejtë të më ndjekësh vendndodhjen dhe ta publikosh online, është si të bësh thirrje për akte agresive kundër meje. BE tha ne do ndryshojmë ligjet dhe Musk do përballet me pasoja, ka vija të kuqe tha Komisionerja për Median dhe Musk i ka kaluar! Kur përjashtohet Trump s’kishte vijë të kuqe, kur përjashtohet një gazetar që dhunon privatësinë e pronarit të rrjetit ka vijë të kuqe! Ke Jordan Peterson që e ka gjithmonë e më të ngushtë hapësirën për të folur. E detyruan të ikë nga universiteti. ‘Reuters’ si është i pavarur?! Ka të njëjtët aksioner që ka CNN, Coca Cola, bankat e mëdha, ku është privatësia?! Facebook, Google, bordet i kanë të emëruar. Të duket CNN objektiv?! Facebook, s’është media, pse duhet të censurojë?! Facebook dhe mediumet e tjera online, që janë gjigante, mbrohen me idenë që s’jemi media, por platforma. Ka një ligj në Amerikë që i përjashton nga përgjegjësia ndaj të tretëve për çdo gjë që ata publikojnë”.



