Qeveria rikthen kompaninë SICPA në prodhimin e pullave fiskale

Qeveria rikthen kompaninë SICPA në prodhimin e pullave fiskale

Në fushatën e vitit 2013, socialistët denoncuan kapjen e shtetit nga grupe ekonomike të caktuara, çka jo vetëm kishte shtrembëruar tregun, por kishte rritur papunësinë dhe po varfëronte çdo ditë e më shumë shqiptarët.

Keqqeverisja, korrupsioni, papunësia dhe kontrolli i shtetit nga një grusht individësh përmes kontratave koncesionare ishte karta e fortë që i besoi Partisë Socialiste mandatin për të qeverisur vendin.

Një listë me kontrata koncesionare u morën përsipër nga Ministria e Financave për t’u shfuqizuar, të cilat ishin koncesione që rritnin kostot për konsumatorin dhe pasuronin bizneset.

Socialistët kërkonin shfuqizimin e kontratave monopol që qeverisja Berisha kishte lidhur me koncesionarët: pullat fiskale, markimin e karburanteve, skanimin e kontejnerëve dhe lotarinë kombëtare.

Që prej fillimit të qeverisjes, kabineti Rama vuri në krye të axhendës rinegocimin e këtyre kontratave, të cilat nëse nuk shfuqizoheshin, minimalisht duhet të ulnin kostot për konsumatorin, por përveç marrëveshjes së re me Rapiscan për skanimin e kontejnerëve ku u rishikua çmimi, koncesionet e tjera u lanë në harresë, madje për shumë prej tyre u shty afati. Lista e koncesionve u pasurua me kontrata koncesionare në infrastrukturë, shëndetësi dhe shërbime publike.

Në fund të vitit 2013-të Ministria e Financave kishte ngritur 4 grupe pune për të negociuar kontratat që kundërshtoi kur ishte në qeverisje. E para që arriti të rinegociohej ishte ajo me kompaninë Rapiscan, e cila më pas shiti një pjesë të aksioneve për kompaninë ICMS duke themeluar shoqërinë koncesionare S2.

Pas një viti e gjysmë u arrit që tarifa që duhet të paguante biznesi në dogana për skanimin e kontejnerëve nga 39 të bëhej 22 euro për deklaratat doganore me vlerë mbi 1 mijë euro dhe 5 euro për ato nën këtë vlerë.  Biznesi pagoi për vite me radhë këtë shërbim, edhe pse pajisja e skanimit nuk është vendosur në të gjitha pikat doganore.  Marrëveshja me kompaninë vijon që të jetë absurde. Biznesi paguan tarifë edhe për importin ose eksportin e energjisë elektrike, kur në fakt energjia nuk ka si të “kalojë në skaner”.

Një tjetër pikë që u kuptua gjatë rrugës dhe parlamenti e ndryshoi, ishte pagesa dy deri në tre herë e tarifës së skanimit për mallrat transit. Nëse biznesi skanonte njëherë mallin që hynte në territorin shqiptar, duhet ta skanonte dhe ripaguante tarifën edhe kur produktet dilnin për të shkuar në një destinacion tjetër. Por ajo që nuk u kuptua, ishte fakti që ministria e Financave nuk çoi për hetim në prokurori ndryshimin e pronarëve të kompanisë koncesionare të skanimit. Menjëherë pasi parlamenti miratoi kontratën e skanimit, Rapiscan shiti 49% të aksioneve për një vlerë qesharake prej 490 lekësh kompaninë ICMS.

Një paradoks që duhej zbardhur për një konçesion fitimi i të cilit në 15 vite operim pritet të kapë vlerën 30 milion euro. Negocimi i tarifës nuk ishte pa kosto për buxhetin e shtetit, qeveria paguan çdo vit mesatarisht 15 milion euro për reduktimin e tarifës, duke bërë që marzhi i fitimit të të kompanisë Rapiscan të mos ndryshojë.

Nga viti 2014 kur koncesioni ka nisur operimin dhe deri në fund të vitit 2023, fitimi i kompanisë ka vlerën 17.4 milion euro, ose mesatarisht 1.74 milion euro në vit! Të ardhurat që i janë marrë biznesit në një dekadë kapin vlerën 110 milion euro, por në bazë të një raporti auditimi që Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka bërë kontratës koncesionare, nga procesi i skanimit janë zbuluar në total 140 mijë euro shkelje, sa 0.1% e vlerës së kontratës.

“Referuar kohës së punës sipas vetëdeklarimit të shoqërisë koncesionare, dhe numrit total të skanimeve kryesore, kohëzgjatja në minuta për një skanim varion nga 7.8 minuta për një skanim në vitin 2016; në 4.93 minuta në vitin 2017 dhe për t’u reduktuar më pas në vetëm 3.92 minuta në vitin 2021. Referuar investimeve të kryera nga koncesionari të cilat nuk konsistojnë në zhvillime teknologjike apo programe software, reduktimi i kohës së skanimit mbart riskun për të garantuar realizimin e protokolleve të nevojshme dhe sigurimin e treguesve në lidhje me kontrollin e kontrabandës, sigurinë kombëtare dhe rritjen e të ardhurave”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Negociata të gjata ka patur edhe me kompaninë Global Fluid International, një firmë offshore e cila doli e implikuar në publikimin e investigimit global të zbulimit të të dhënave të “Panama Papers”. Për më shumë se dy vite Ministria e Financave kërkoi uljen e tarifës së markimit të karburanteve duke i kërkuar kompanisë që të pajisej me laboratorë të përshtatshëm për të bërë shenjimin e naftës si dhe certifikatë europiane për pajisjet që përdorte. Ja se çfarë thuhej në një relacion të grupit të punës që u ngrit për të ndryshuar këtë kontratë:

“Certifikata ISO dhe dokumentacioni nuk ka vulën apostilo dhe që nga një vëzhgim me sy të lirë duket që është një fotokopje me ngjyra dhe jo e njësuar me origjinalin dhe kjo certifikatë është e vlefshme deri më datë 02.12.2013 dhe është miratuar më datë 02.12.2012.”

Pas kontrolleve të bëra në treg, rezultoi se kompania nuk ka ndihmuar as në uljen e evazionit fiskal e as në rregullimin e cilësisë së karburanteve për konsumatorët.

“Markohen vetëm me një shënues të gjitha produktet e naftës pavarësisht çmimit apo përdorimit. Kështu efekti i luftës kundër evazionit  zvogëlohet, pasi mund të përzihen produkte me çmime të ndryshme si solar me naftë apo holluesi D2 me nafte D1, duke shmangur një pjesë të detyrimeve fiskale e duke ndikuar gjithashtu edhe tek cilësia e karburanteve. Monitorimi nuk jep asnjë rezultat për të tilla përzierje. Asnjë kompani nuk ka mundësi të mbrohet kundrejt çdo gabimi të bërë nga kompania koncesionare GFI pasi formulat janë sekret dhe testimi është vetëm funksion i saj”, thuhet në raportin e Ministrisë së Financave.

Por pavarësisht kësaj, koncesionari nuk ngurroi të kërkonte shenjimin e naftës bruto që prodhon kompania “Bankers Petroleum”.

“Aktualisht në bazë të kontratës koncensionare, GFI duhet të markojë edhe naftën bruto. Ka patur hezitim dhe argument për këtë pjesë të kontratës për arsyet e më poshtme:

-    Dyshohet nevoja për markimin e naftës bruto /kontrolli i evazionit me naftën bruto.
-    Nuk gjenden eksperienca të vendeve të tjera për markimin e naftës bruto.
-    Nuk gjenden analizat të laboratorëve të certifikuar për markimin e naftës bruto me markuesin Petromark T1.
-    Dyshime mbi analizat e kryera në laboratorin e doganës  dhe raporti teknik.” sqarohet në raport.

Kontrata koncesionare për markimin e karburanteve përfundoi zyrtarisht në vitin 2023, por Këshilli i Ministrave mori vendimin për ta zgjatur me 1 vit, nga 10 në 11 vjet. Në total kosto që paguajnë qytetarët në çmimin e karburantit për markimin është afërsisht 4 milion euro në vit, ndërsa fitimi mesatar i firmës Global Fluid International është 1.4 milion euro në vit.

Kompanitë e karburanteve paguanin 614 lekë për 1 mijë letra plus tvsh për kompaninë GFI Albania. Në vitin 2022, kur i kishte mbetur vetëm 1 vit kontratë, koncesioni i markimit ndryshoi pronësinë duke u shitur nga Ismail Mulleti, te një shtetësja turke Nerve Korkmaz e cila rezulton të ketë qenë konsulle nderi e Shqipërisë në Turqi dhe njihet si një njeri i afërt i biznesmenit Sinan Idrizi që nga koha kur ai ka qenë president i Flamurtarit.

Synimet e tij për të blerë koncesionin e markimit u zbuluan nga një padi që biznesmeni turk Adnan Polat depozitoi ndaj tij, ku pretendonte se ishte mashtruar për vlerën 3.5 milion euro për blerjen e një kompanie nafte. Ja se çfarë shkruanin në lidhje me këtë çështje mediat turke.

“Në padinë e tij, Polat pretendon se kishin rënë dakord me Idrizin që të blinin një kompani nafte duke i dhënë para atij, por sipas Polatit, ortaku shqiptar nuk ka bërë asgjë nga ato që kishtë marrë përsipër duke e mashtruar dhe duke i rrëmbyer 3.5 milionë USD.”

Familja Idrizi ka në pronësi dhe kompaninë MDN Investiment, e cila zotëron 40% të aksioneve të shoqërisë ajrore Air Albania, bashkë me Turkish Airlines dhe firmën publike Albcontrol.
Kontrata e markimit përfundoi në gusht të vitit të shkuar dhe tashmë këtë shërbim e ofrojnë autoritetet doganore dhe tarifa përmes së cilës qytetarëve shqiptarë iu morën te çmimi i naftës 43 milion në nuk aplikohet më.

Një tjetër kontratë e cila do të ndryshohej ishte ajo e lotarisë kombëtare. Ecuria e këtij konçesioni nuk siguronte fitime të mëdha për këtë kompani, por autoriteti kontraktor, ministria e Financave kërkoi që të ndryshonte dy pika të saj: tarfiat e lotarisë dhe ndryshimin e moshës për lojtarët nga 18 vjeç ta rriste në 21 vjeç.

Asnjë nga këto nuk ndryshoi, financat hoqën dorë nga negociatat. Sot lotaria u shit te një tjetër kompani, Novomatic, ndërsa koncesioni përfundoi në vitin 2023 dhe nuk u kërkua zgjatja e afatit për shkak të humbjeve në vlerën 34 milion euro që akumuloi aktiviteti në 10 vite.

Koncesioni i pullave fiskale ka qenë një nga më të kundërshtuarit nga grupet e biznesit por dhe vetë qeveria e sotme, dikur në opozitë. Prodhimi i pullës për produktet e birrës, alkoolit dhe duhanit rriti kostot për këto produkte. Në total për 10 vjet firma SICPA arriti të arkëtojë 100 milion euro me një fitim neto në vlerën 7.4 milion euro.

Grupi i monitorimit që u ngrit për këtë kontratë koncesionare pranë Ministrisë së Financave ka patur dyshime mbi të dhënat që përmbante bilanci i kompanisë, lidhur me detyrimet ndaj kompanisë mëmë në Zvicër. Në raportin vjetor SICPA në Shqipëri  deklaronte se ka marrë dy herë hua te dega qendrore e saj për të vijuar operacionet tregtare, njëherë 5.1 milion euro dhe njëherë 6.8 milion euro, vlera të cilat deklarohen si borxh dhe që ulin në bilanc fitimin neto, duke bërë që një pjesë e parave të shkojë jashtë në kompaninë mëmë dhe pa paguar tatim mbi fitimin dhe dividentin.

Dhe pse u morr përsipër që të shfuqizohej si kontratë koncesionare, socialistët vazhduan marrdhënien me firmën SICPA. Në vitin 2014, Autoriteti i Konkurrencës rekomandoi rishikimin e tarifave për t’i orientuar drejt kostos, por kjo tentativë ra në vesh të shurdhër.

“Komisioni i Konkurrencës vendosi t’i rekomandojë Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, të kryejnë vlerësimin ekonomik dhe teknik mbi zbatueshmërinë e kushteve të kontratës koncensionare dhe analizën e justifikimit ekonomik të koncensionit, i cili është pasuar me rritjen e kostos së biznesit për pullat fiskale. Në këtë vlerësim të identifikohet përmbushja e qëllimit për të cilin është dhënë koncensioni, si rritjen e të ardhurave fiskale dhe luftën ndaj evazionit dhe kontrabandës së produkteve të akcizës” , konstatohet në vendimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Çmimet e pullave fiskale u katërfishuan pas marrjes së këtij shërbimi nga privati. Përpara koncesionit çmimi për pullat e cigareve ishte 0.49 lekë për copë dhe u bë 2.7 lekë për copë, për alkoolin ishte 1.2 lekë copa u rrit në 4.4 lekë dhe për birrën nga 0, u vendos 3 lekë për copë.

Një raport me të gjitha shkeljet që qeveria e shkuar ka bërë në miratimin e kontratës për vendosjen e pullave fiskale shkoi në duart e disa ministrave gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama, por grupi i punës nuk morri asnjëherë përgjigje se si duhet të vepronte me koncesionarin gjatë negociatave. Më shumë se argumentimin për uljen e kostove të prodhimit të pullave, në brendësi të raportit gjendeshin çështjet se përse kontrata ishte në kundërshtim me ligjin dhe një sërë faktesh për detyrimet e papërmbushura të firmës.

“Kjo kontratë vlerësohet që mbulon shërbimet e ngritjes, vënies në punë dhe mirëmbajtjes të një sistemi për printimin, prodhimin, shpërndarjen dhe mbikëqyrjen e pullave fiskale. Aktualisht, koncesionari në Shqipëri realizon vetëm kodinim dhe shpërndarjen, pasi printimi dhe prodhimi bëhet jashtë vendit. Koncesionari duhet t’i paraqesë autoritetit jo më vonë se një muaj nga kalimi i çdo viti të kohëzgjatjes së kontratës, një raport i cili përmbledh dështimet apo gabimet në shërbim dhe gabimet apo dështimet kritike dhe kreditet e shërbimit në lidhje me këto dështime ose gabime dhe tarifa koncesionare në lidhje me  çdo vit koncesioni do të ndryshojë për të reflektuar kreditet e shërbimit. Në dijeninë tonë, asnjë raport i tillë nuk është paraqitur dhe doemos nuk ka pasur as ndonjë reflektim të tillë në tarifën koncesionare,” thuhet në raportin e grupit të punës.

Por pavarësisht këtyre shkeljeve, kontrata jo vetëm që nuk u anulua por u shty dhe me dy vjet, kur efektet e koncesionit përfunduan në shkurt të vitit 2022. Në total kompania arkëtoi nga shtesa e kontratës 16 milion euro të tjera dhe si këmbim pranoi të heqë dorë nga e drejta për vendosjen e pullës fiskale për barnat dhe të ulë me 10% tarifën për mallrat e tjerë.

Duket se vullneti i qeverisë ishte që prodhimi i pullave fiskale t’i rikthehej shtetit. Për këtë në korrik të vitit të shkuar u miratuan ndryshimet në ligjin për akcizat, ku prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale u lanë monopol shtetëror.

“Pulla fiskale është dokument me vlerë dhe është monopol shtetëror. Këshilli i Ministrave me vendim përcakton elementet e sigurisë së pullave fiskale, si dhe personin e autorizuar juridik publik për prodhimin, shpërndarjen, si dhe ngritjen e sistemit për gjurmimin dhe kontrollin e tyre” , përcakton Ligji Për Akcizat.

Me një tjetër vendim, Këshilli i Ministrave autorizon ndërmarrjen publike “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë” për të prodhuar dhe shpërndarë pullat fiskale, si dhe për të marrë në dorëzim pajisjet e koncesionarit SICPA, sipas detyrimit që ky i fundit kishte në kontratë për t’i transferuar në fund të periudhës koncesionare në pronësi të shtetit.

“Nga data 1 janar 2025 e nё vijim, autorizohet shoqëria “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”, pёr prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale kundrejt pagesës. Ministria e Financave i kalon pa pagesë të gjitha të dhënat dhe aktivet, të marra në dorëzim nga koncesionari, sipas pёrcaktimeve tё kontratёs koncesionare", thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Por me nisjen e vitit një kaos në prodhimin e pullave bllokimin aktivitetin e shumë bizneseve, pasi shtypshkronja e letrave me vlerë nuk kishte nisur punën për printimin dhe shpërndarjen e tyre. Një pjesë e sipërmarrjeve private ishin udhëzuar nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Doganave që të merrnin sasi stok të pullave nga koncesionari për të paktën 6 muaj, por njoftimi nuk ishte bërë për të gjithë importuesit.

Duke e pranuar këtë situatë, justifikimi që dha Ministria e Financave ishte në nivelet e absurdit. Sipas saj, vonesat në bllokimin e qindra bizneseve kishin të bënin me kohën që duhej për të krijuar një shoqëri të re në administrim të Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, e cila do të ndihmohet nga një shoqëri me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Shoqëria e re do të fillojë veprimtarinë gjatë muajit Mars 2025, duke siguruar një sistem të sigurt, si dhe një cilësi të lartë në procesin e prodhimit e kontrollit të pullave fiskale. Ministria e Financave dëshiron të sjellë në vëmendje se periudha tranzitore nga përfundimi i kontratës së Koncesionit, deri në fillimin e prodhimit të pullave fiskale nga shoqëria, mbulohet ligji “Për Akcizat”, që ka parashikuar të drejtën e përdorimit të pullave të porositura, deri më datë 31 mars 2025", deklaroi Ministria e Financave.

Në datën 5 shkurt të këtij viti, Këshilli i Ministrave autorizon kompaninë publike që printimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale Shtypshkronja e Letrave me Vlerë që të themelojë një tjetër shoqëri për të ofruar këtë shërbim.
Më datën 12 mars kompania publike Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, themelon firmën ALBTrace Co, ku vetë zotëron 51% të aksioneve në këtë kompani dhe 49% të tjera janë në pronësi të një kompanie private të quajtur “O & S SECURITY AND SOLUTIONS”.

Kompania është themeluar më 9 tetor të vitit 2023 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe me aksionerë shoqërinë me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe Oumolat Security Printing që zotëron 60% të kuotave dhe me 40% SICPA Middle East Investments Holding, degë e shoqërisë SICPA në Zvicër, e cila kishte në zotërim më parë koncesionin e pullave fiskale.

Dhënia e një pjese të këtij shërbimi një kompanie private është bërë një shkelje të ligjit “Për Akcizat” i cili përcakton se ky shërbim është monopol shtetëror.  Kontraktimi i një kompanie private pa garë, po ashtu shkel procedurat e Ligjit të Prokurimit Publik, i cili kërkon që kontraktimi i mallrave dhe shërbimeve të bëhen me garë, ku të zgjidhet oferta më e mirë ekonomike dhe me cilësinë më të lartë.

Në rastin konkret, si Ministria e Financave dhe shoqëria Shtypshkronja e Letrave me Vlerë kanë shmangur detyrimet e këtij ligji.  Në propozimin që i është bërë Këshillit të Ministrave nga Ministria e Financave për të autorizuar krijimin e një shoqërie tjetër që do të ofrojë këtë shërbim, nuk është përcaktuar as forma e bashkëpunimit me një kompani private, as përqindja e aksioneve dhe as miratimi paraprak nëse do të ketë ndryshim të pjesëmarrjes në aksione në këtë shoqëri apo ndryshim të aksionerëve.

Pronarët e shoqërisë O & S SECURITY AND SOLUTIONS nuk njihen dhe kompania e sapothemeluar ALBTrace Co nuk ka depozituar përfituesit fundorë në regjistrin kombëtar të Pronarëve Përfitues. Pjesëmarrja në këtë shoqëri me gjysmat e kuotave, e bën firmën private me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe përfituese të gjysmës së fitimit që do të realizohen nga aktiviteti i pullave fiskale, çmim të cilin në fund e paguajnë konsumatorët kur blejnë produktet e akcizës.

Shtypshkronja e Letrave me Vlerë dhe Ministria e Financave nuk iu përgjigjën një kërkese për informacion të dërguar nga Kronos lidhur me procedurën e ndjekur për kontraktimin e një kompanie private dhe arsyet se përse është propozuar themelimi i një kompanie të posaçme për të kryer këtë funksion duke i dhënë tagër dhe një firme private e cila është bërë aksionere pa garë.

Të vetmin sqarim publik për këtë çështje Ministria e Financave e ka bërë 1 muaj më parë, por pa sqaruar saktësisht bazën ligjore që i jep këtë tagër privatit.

“Në zbatim edhe të ligjit "Për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Bashkëpunimin Ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe", një nga iniciativat më të rëndësishme të ndërmarra nga Ministria e Financave, po punohet për krijimin e një shoqërie të re, që do të funksionojë nën administrimin e Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të saj në menaxhimin e proceseve të prodhimit dhe shpërndarjes së pullave fiskale.

Kjo shoqëri do të zbatojë teknologji moderne dhe procese të avancuara, me mbështetjen edhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e besueshmërisë ndaj sistemit të pullave fiskale.” thuhet në deklaratë.

Koncesioni i pullave katërfishoi kostot për biznesin, ndërsa çmimi ishte 8 herë më i lartë se çmimi mesatar i vendeve të Bashkimit Europian, ku tarifa mesatare për 1000 pulla është 3 euro, ndërsa në Shqipëri gjatë koncesionit tarifa mesatare ishte 25 euro. Krahasuar me periudhën përpara se shërbimi t’i jepej privatit, çmimet e pullave u rritën me 4 herë.

Tashmë që shërbimi bashkë me pajisjet e investuara nga firma koncesionare iu kthyen shtetit, pritej që tarifat të uleshin në nivelet që ishin më parë, ose të barazoheshin me ato të vendeve të rajonit.
Por nuk ndodhi kështu.

Në vendimin e ri të datës 20 mars, Këshilli i Ministrave ka ulur në 15.65 euro për 1 mijë copë çmimin e pullave të duhanit, në 25.04 euro të verës, në 17.22 euro të birrës dhe në 25.05 euro të alkoolit, një ulje me 25%, por 375% më të larta si çmim kur ky shërbim ofrohej tërësisht nga shteti.

Sipas vlerësimeve, bizneset do të paguajnë mesatarisht 7 milion euro në vit me çmimet e reja, tarifë që qytetarët do e paguajnë të çmimi i mallrave, e ku gjysma do të shkojë sërish në xhepat e një kompanie private, pronarët e të cilës janë anonimë!
Edhe pse rriti kostot, koncesioni i pullave fiskale nuk arriti të ulë evazionin këtë treg. Rasti më tipik është ai me prodhimin e birrës. Bizneset janë ankuar gjithnjë për çmime të shtrenjta të pullave, sidomos për këtë produkt i cili prodhohet në sasi të mëdha dhe çmimi i shitjes është më i lirë se mallrat e tjera që janë subjekt akcize si alkooli në shishe dhe duhani.

“Ulja e evazionit fiskal,  kontrolli dhe monitorimi pranë operatorëve të akcizës që prodhojnë  birrë, arrihet lehtësisht nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, me anë të instalimit të pajisjeve matëse të cilat janë parashikuar në ligj dhe janë detyrim ligjor i operatorëve për t’i instaluar.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka parashikuar të gjithë metodologjinë e verifikimit dhe monitorimit të operatorëve të akcizës prodhues të produktit birrë. Qëllimi i rritjes së të ardhurave nga verifikimet rezulton i papërmbushur. Vendosja e pullës fiskale dhe kodit të sigurisë për birrën, duhet të kishte efekte pozitive në lidhje me rritjen e volumit të birrës së importuar dhe rrjedhimisht rritjen e të ardhurave,” thuhet në konstatimin e grupit të punës së Ministrisë së Financave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy