Bushati: Rama ka bërë hipokrizi me 21 Janarin, është tallur me gjakun e të vrarëve

Bushati: Rama ka bërë hipokrizi me 21 Janarin, është tallur me gjakun e të vrarëve

Analisti Andi Bushati në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke komentuar ngjarjen e 21 Janarit u shpreh se Rama ka çuar përfaqësues të Partisë Socialiste dhe kryebashkiak të Matit njërin prej gardistëve të 21 janarit që ka pranuar të marrë shpërblim për ato vrasje.

Ai tha se është dakord me Ramën që çështja të shkojë në SPAK për tu hetuar, por sipas tij Rama ka bërë hipokrizi dhe është tallur me gjakun e të vrarëve. 

Vërtet ai nuk është përfshirë në krim, por ai është nga njerëzit që ka marrë shpërblim në lekë ngaqë Garda ka vrarë 4 protestues. Edi Rama ka çuar përfaqësues të Partisë Socialiste dhe kryebashkiak një njeri që ka pranuar të marrë shpërblim për vrasjet e 21 janarit.

Sot klienti më i madh i Edi Ramës është televizioni Klan, ku u dha ajo video ku protestuesit janë vrarë nga turma. Sot po të shikosh ku shkojnë fondet okulte dhe jookulte të qeverisë, shkojnë te Klani, pikërisht ai televizion që transmetoi atë video që i dha Berishës mundësinë më pas të fliste për thika me helm, për shkopa, revole të fshehura.

Sot unë jam me Edi Ramën që kjo çështje të shkojë në SPAK dhe duhet thelluar se me këtë çështje janë tallur. Por politikisht Edi Rama ka bërë hipokrizi dhe është tallur me gjakun e të vrarëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy