Mes ferrit të flakëve në Kaliforni dhe operacionet e shpëtimit në Sonoma (VIDEO)

Mes ferrit të flakëve në Kaliforni dhe operacionet e shpëtimit në Sonoma (VIDEO)

Ferri i zjarrit dhe flakëve në Californinë e Veriut vazhdon. Bilanci i viktimave ka shkuar në 36 dhe qindra të tjerë rezultojnë të humbur, ndërsa në rrjetet sociale postohen video të operacioneve të shpëtimit, heroike duhet thënë nga ana e policëve, në zonat më të goditura, në Kontenë e Sonoma dhe të Napa Valley.

Pamjet që shfaqen në video janë të frikshme, sepse tregojnë sesi agjentët e policisë hyjnë në mes të zonave plot flakë për të shpëtuar banorët dhe për ti larguar nga zona e rrezikut. Videoja e publikuar në youtube tregon një agjent policie në Sonoma, i cili filmon nëpërmjet një bodycam të gjithë aksionin e shpëtimit. Polici arrin me një makinë në zonën e cila ka mbetur e izoluar nga flakët dhe fillon të trokasë shtëpi për shtëpi.

Flakët janë gjithmonë e më pranë dhe të rrezikshme dhe vizibiliteti është reduktuar së tepërmi nga tymi i flakëve. Gjestet e heroizmit të forcave të rendit në territoret e pushtuara nga flakët kanë përfshirë edhe kafshët. Kjo mace shtëpiake ka mbetur vetëm pranë një zone të braktisur në Sonoma dhe është fshehur poshtë një makinë. Agjentja e policisë e merr dhe arrin ta shpëtojë. I ka putrat të djegura por ajo mund ta përqafojë sërish familjen e saj, e cila është evakuuar së bashku me 90 mijë të shpërngulur, në të gjithë Shtetin e Kalifornisë.

8 mijë zjarrëfikës janë në luftë me flakët, ndërsa mbi 5800 shtëpi janë shkrumbuar duke e bërë zonën të pabanuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy