
Bazuar në të dhënave paraprake të vitit 2023, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin Europian ishte 81.5 vjet, 0.9 vjet më shumë nga viti 2022 dhe 0.2 krahasuar me nivelin para pandemisë në 2019.
Ky informacion vjen nga të dhënat provizore mbi jetëgjatësinë e publikuar të premten nga Eurostat.
Në 15 vende, jetëgjatësia tejkaloi mesataren e Bashkimit Europian, ku jetëgjatësia më e madhe u regjistrua për Spanjën 84 vjet, Italinë 83.8 vjet dhe Maltën 83.6 vjet.
Ndërsa jetëgjatësia më e ulët u regjistrua për Bullgarinë 75.8 vjet, Letoninë 75.9 dhe Rumaninë 76.6.
Krahasuar me nivelin e para pandemisë në vitin 2019, 18 vende të Bashkimit Europian pësuan një rritje të jetëgjatësisë në vitin 2023, ndërsa dy vende mbetën të qëndrueshme dhe 6 panë një rënie. Rritja më e madhe është vlerësuar në Rumani +1 vit, e ndjekur nga Lituania +0.8 vjet, Bullgaria, Çekia, Luksemburgu dhe Malta të gjitha me një rritje prej +0.7 vjet.
Ndërsa Austria dhe Finlanda shënuan uljet më të mëdha me -0.4 vjet secila të ndjekura nga Estonia dhe Holanda -0.2 vjet.



