Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se cilido qoftë vendimi i Këshillit të Mandateve që pritet të mblidhet sot në orën 14:00, Olta Xhaçka nuk shkarkohet në mënyrë automatike nga posti i saj deputete.
Kalemaj tha se Rama bën kalkulime kur vjen puna për të ‘lëshuar apo mbrojtur’, personazhe të caktuar, duke marrë parasysh dhe flukset politike që ata kanë drejtimin politik të PS-së.
Nuk është se vendimi që do të merret sot në orën 2, qoftë ky pranimi i kërkesës së Gjykatës Kushtetuese shkarkon Olta Xhaçkën, por e kalon për votim dhe gjykim në seancën plenare.
Nëse socialistët bashkojnë votat dhe i gjendet shoqes në vështirësi, ndërkohë që SPAK në fundjavë sekuestroi dhe 5 mijë metrat e tjera të burrit të Xhaçkës dhe për gjithë atë bashkimin e çështjeve që ka ndodhur, padia e Belerit. Beleri nga burgu bën padi, padi pranohet dhe vihet në sekuestro prona e Gaçit, investitor strategjik.
Rama niset nga disa konsiderata jopersonale. Kur bëhet fjalë për të lëshuar, Kokën, Bllkon, Ahmetajn dhe për të mbrojtur Xhaçkën, Veliajn, nuk janë konsiderata thjesht personale të Ramës për raportet personale që ai mund të ketë me një apo disa individë. Ajo që mendoj ka të bëjë me konsiderata personale që përkojnë me flukset politike që këta kanë në lidershipin e partisë.
Xhaçka përfaqëson një fluks të rëndësishëm në PS. Edhe Veliaj, fluksi që ai përfaqëson në drejtimin politik të PS, është i konsiderueshëm në raport me atë që përfaqësonte Ahmetaj, apo ata tjerët që kishin ardhur nga LSI. Rama bën disa kalkulime elektorale.
Më tej, Kalemaj tha se Veliaj me anë të ‘podcast’-it të tij, i dha një mesazh Ramës, dhe kryeministri e mori menjëherë atë.
Fakti që Rama nuk foli për 4-5 ditë dhe pas incizimit të vetes së Veliajt, Rama doli dhe në të njëjtën gjatësi vale bëri mbrojtje publike të Veliaj.
Kemi diferencë nuancash i referohem një thënie të Veliajt atë ditë, që duhet të mbaronte fjalia që ti ta kuptoje. Thënia ishte tronditëse, i referohej Ramës dhe bashkëpunëtorit të tij më të afërt.
Si ka mundësi që Rama nuk di gjë për atë që bënte Ahmetaj? Ne u çuditëm sa pamë fundin e fjalisë. Dhe fundi ishte: Dhe unë nuk mbaj përgjegjësi për ata që kanë ngrënë fiq dhe dardha.
Veliaj i dha mesazh dhe Rama e mori menjëherë mesazhin dhe në kohë reale cicëroi.



