Fruthi, ISHP: Vaksinohuni, është mbrojtja më e mirë (VIDEO)

Fruthi, ISHP: Vaksinohuni, është mbrojtja më e mirë (VIDEO)

Pas rritjes së numrit të të prekurve nga fruthi, Instituti i Shëndetit Publik apelon për vaksinimin e fëmijëve dhe të rriturve.  

"Të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen. 

Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit", thuhet në një njoftim të ISHP-së.

Një ditë më parë, një foshnje 4 muajshe humbi jetën si pasojë e komplikacioneve të fruthit në Pediatrinë e QSUT-së.

Që nga fillimi i muajit janë 30 rastet e të prekurve nga fruthi. Rastet janë kryesisht fëmijë nën 2 vjeç.

Pak ditë më parë, OBSH-ja e renditi neglizhencën ndaj vaksinave në listën e faktorëve që kërcënojnë shëndetin global.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy