Dy ditë pas aksidentit që i mori jetën një gruaje 37-vjeçare dhe djalit të saj 13-vjeçar, familja shqiptare në Itali ka marrë një vendim të vështirë dhe human.
Familja Alla ka vendosur t’i dhurojë organet e Dejvisit 13-vjeçar, që humbi jetën dy ditë më parë në një aksident rrugor.
“Thamë po, për të shpëtuar jetët e fëmijëve të tjerë. E bëmë sepse është veprimi i duhur”, thotë xhaxhai i Dejvisit, Arjan Alla.
Ai thotë se falë këtij vendimi, të tjerë fëmijë mund të kenë mundësi të jetojnë.
Dejvis Alla ndërroi jetë të hënën në mbrëmje, më 10 tetor 2016, pak orë pasi në aksidentin ku ishte edhe ai humbi jetën e ëma, Blerina.
Aksidenti ndodhi të dielën në rrugën Padova të Milanos në Itali.



