Balla: Sjellim dhe votojmë këtë sesion ligjin për amnistinë fiskale, lufton trafikun dhe terrorizmin

Balla: Sjellim dhe votojmë këtë sesion ligjin për amnistinë fiskale, lufton trafikun dhe terrorizmin

Partia Socialiste edhe një herë është shprehur e vendosur për atë që e quan si ‘despiunizim’ të politikës shqiptare. Kryetari i grupit parlamentar tha se spiunët e ish Sigurimit të Shtetit arritën në nivelet më të larta të shtetit.

Hapja e negociatave është moment historik. Edhe Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mbetet prapa sa i përket rolit që ka në këtë proces. Natyrisht që është Qeveria ajo që negocion, por Kuvendi ka rolin e tij. Ndaj kemi rënë dakord për një Komision të Posaçëm për ndryshimin e ligjit për rolin e Kuvendit gjatë procesit të negociatave. Do të jetë bipartizan dhe besoj të enjten do ta kalojmë. Ligji duhet ndryshuar me urgjencë për të përqasur rolin që ka Kuvendi në këtë fazë të re. Ngritja e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të shtetit në të gjitha majat e piramidës shtetërore kërkon një reflektim nga ana e këtij kuvendit. Ne kemi depozituat 2 nisma ligjore dhe kërkojmë edhe mbështetjen e opozitës. E para ka të bëjë me një barrierë artificiale për verifikimin e atyre që janë verifikuar më parë në komisionet e mëparshme. Ne i mirëpresim propozimet e ardhura nga opozita por duhet të negociojmë. Unë mendoj që është në nderin a saj se çfarë përfaqëson PD që të na mbështesë, sigurisht që edhe në mbështesim projektligjet që kanë ardhur nga ju duke gjetur një frymë konsensuale.

Balla e ka konfirmuar se qeveria do të kalojë në këtë sesion parlamentar ligjin e shumë kritikuar nga opozita por edhe faktori ndërkombëtar, për Amnistinë Fiskale deri në vlerën 2 milionë euro. Sipas Ballës kritikat janë të kota, pasi ky ligj  do jetë garanti i ligjësimit të parave të padeklaruara, që siç ai vetë e pranoi në Shqipëri janë me shumicë.

Ne do ta sjellim ligjin për Amnistinë Fiskale, jemi të bindur që është një domosdoshmëri në këtë kontekst të ri ekonomik të vendit dhe për të gjithë ata që kanë spekuluar për nismën, që sipas jush i hapka rrugën legalizimit të parave të krimit. Ne themi se është ligji që propozojmë garanti për ligjësimin e parave të padeklaruara dhe paregjistruara. Ne dimë të gjithë që në Shqipëri ka plot para të padeklaruara. Unë e ftoj opozitën që të bëhet pjesë e diskutimit kur qeveria ta sjellë, në të mirë të ekonomisë së vendit dhe të një lufte edhe më të ashpër, kundër trafikimit, terrorizmit dhe pastrimit të parave.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy