Hakerat i mbyllin Putinit median shtetërore

Hakerat i mbyllin Putinit median shtetërore

Transmetuesi shtetëror rus VGTRK u godit me një sulm hakerimi “i paprecedentë”, tha të hënën zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin.

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, të gjitha transmetimet në internet dhe shërbimet e brendshme të kompanisë pushuan së funksionuari, përfshirë shërbimet e transmetimit të kanaleve të njohura televizive dhe radiofonike si Rusia-1 dhe Rusia-24.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov shprehu mbështetjen për transmetuesit rusë dhe tha se specialistët po punonin për të përcaktuar se kush ishte përgjegjës për sulmin në atë që e quajti një “objekt infrastrukturor kritik”.

Gazeta shtetërore e lajmeve Gazeta.ru raportoi se pas sulmit qëndronte grupi i hakerëve i lidhur me Ukrainën “sudo rm-RF”.

Shërbimi për shtyp i transmetuesit shtetëror rus pranoi se kishte qenë objekt i një hakerimi, por tha se asnjë dëm i rëndësishëm nuk u shkaktua në operacionet e grupit mediatik.

Më tej u bë e ditur se gjithçka po funksionon normalisht përsëri dhe se specialistët e VGTRK “po punojnë për të eliminuar pasojat e kësaj ndërhyrjeje keqdashëse”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy