Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka kërkuar nga autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë.
Reagimi vjen pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi kosovar në Serbi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.
Mediat serbe kanë pretenduar se personi i vrarë në afërsi të Lloznicës është Faton Hajrizi.
Lajmi s’është konfirmuar ende nga Beogradi. Hajrizi dyshohet se dje ka vrarë një polic e ka plagosur një tjetër në Lloznicë.



