Kriza në PD/ Hoxha: Berisha të kthehet në Tropojë, Basha t`i nënshtrohet votimit

Kriza në PD/ Hoxha: Berisha të kthehet në Tropojë, Basha t`i nënshtrohet votimit

Duke parashikuar se si do të mund të ndryshoheshin zhvillimet brenda PD dhe zgjidhja e krizës në këtë parti, ish-themeluesi i PD-së në vitet’ 90, Zenel Hoxha, sot kryetar i Dhomës Britanike të Tregëtisë, tha në “Arnautistan” në MCN TV, se gjërat do të ndryshonin, nëse Berisha largohet njëherë e mirë, kurse Basha duhet ti nënshtrohet votimit, në konkurrim me kandidatë të tjerë.

Sipas tij, Shqipëria nuk ka nevojë për padronë, por për një kryeshërbëtor të popullit

“Berisha të shkoj në Tropojë dhe të merrte ajrin ku ka lindur, sepse nga ana njerëzore, tjetri duhet të vazhdoj jetën, si duam të keqen pra të lëj i pari, kurse Basha duhet patjetër ti nënshtrohet votimit edhe një herë përkundrejt kandidatëve të tjerë, kandidatë që sjellin unifikimin, bashkimin, pavarësisht se ka të pakënaqur, janë larguar, ka nga të tjerë që kanë gabuar. Në këtë aspekt, do ta çuaja një ristart të PD, unë do thërrisja të gjithë ata njerëz që e themeluan. Të ringjallet shpresa e shqiptarëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy