Dëbora dëmton linjën elektrike, Valbona prej një jave pa energji

Dëbora dëmton linjën elektrike, Valbona prej një jave pa energji

Prej mëse një jave, Valbona është pa energji elektrike.

Një nga atraksionet turistike më të preferuara në veri, edhe në stinën e dimrit, fshati Valbonë po përballet me mungesën e energjisë, për shkak dëmtimit të linjave elektrike.

Sipas banorëve, shkak për dëmtimin e linjës është bërë dëbora, e cila aktualisht arrin një trashësi rreth 40 cm.

Mësohet se përveç këputjes së telave përçues, dëbora ka shkaktuar rënien e një transformatori, i cili ka dalë jashtë funksionit.

Dëbora e një jave më parë dëmtoi disa linja të fshatrave periferike të Tropojës, por ato u riparuan para natës së Vitit të Ri.

Ndërsa banorët e Valbonës e kanë kaluar natën e Vitit të ri pa energji dhe vijojnë të përballen me të njëjtën situatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy