
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera – herës deri të dendura.
Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 2 / 10 °C
në vendet e ulëta: -2 / 10 °C
në vendet malore: -10 / 4 °C



