Sejamini: Rama me marrëveshjen ka konsoliduar një aleancë për 94 vota që përfshijnë Bashën i cili ka ngelur i padukshëm

Sejamini: Rama me marrëveshjen ka konsoliduar një aleancë për 94 vota që përfshijnë Bashën i cili ka ngelur i padukshëm

Marrëveshjen e arritur mes PS-së dhe PD-së së Rithemelimit, analisti Neritan Sejamini, e sheh në një aspekt tjetër në interes të Edi Ramës.

I ftuar në “Të paekspozuarit” në MCN tv, Sejamini numëron interesat e kryeministrit dhe faktin se ai ka konsoliduar një aleancë për 94 vota që përfshijnë Bashën që ka ngelur i padukshëm.

Ne ditët e ardhshme Rama do të miratojë një paketë që do të ndryshojë shumë gjëra në Shqipëri do te ndryshoj kodin penal do te bej një reforme administrative, do te bej reforme elektorale dhe rreziku që ka sot opozita është se këta 94 personat atje, ndryshon edhe Kushtetutën dhe do të ndryshojë edhe gjithë këto ligjet siç i do Edi Rama dhe këta do të hyjnë në zgjedhje në një kuadër ligjor, shumë më të tmerrshëm sesa sot. Dhe interesi i tij është që këta të merren pikërisht me këtë të sotmen, u zinë, s’u zinë, dhe harrojnë pjesën tjetër.

Dhe e fundit që ka bërë Rama, ka nxitur z.Basha që të bëhet me konkurrencë se kush do të jetë me i dobishëm, dhe Rama gjithë ato reforma do i bej me Bashën, se i ka 94 votat e garantuara. Dhe duke bërë këtë marrëveshje, suke bërë sikur po i lëshon z.Berisha, Rama i ka dhëne më shumë interes Bashës që ti afrohet për ti thënë atij ti je i parëndësishëm, unë të lë të mos bësh asgjë. Ti do mbarosh dhe në zgjedhje po nuk desh unë dhe ka konsoliduar sot një aleanca për 94 vota që përfshin Bashën, i cili ka ngelur i parëndësishëm

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy