Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se rruga drejt integrimit nuk varet nga hapja e kapitujve, por test i saj është mbyllja e tyre. Ai tha se për të arritur anëtarësimin, Shqipëria duhet të përfundojë të gjitha reformat e kërkuara dhe të sigurojë uljen e stokut të dosjeve të mbetura pezull në gjykata.



