Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar edhe një herë tjetër Kryeministrin Rama se po promovon kriminelët në Partinë Socialistë.
Duke folur në mbledhjen e grupit demokrat, Basha tha, se menjëherë pasi u largua sekretari Kerry, kryeministri doli në krah të personave të inkriminuar, siç janë ish deputeti i Lezhës Armando Prenga, dhe kreu aktual i Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi.



