Serbia, notë proteste Francës pas vendimit për lirimin e Haradinajt

Serbia, notë proteste Francës pas vendimit për lirimin e Haradinajt

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas mbledhjes së jashtëzakonshme që e thirri sot në mëngjes, pas vendimit të Gjykatës në Colmar për lirimin e Haradinajt, ka reaguar mjaftë ashpër, duke thënë se ky vendim është i ndikuar politikisht, skandaloz dhe i turpshëm.

Vuçiç ka thënë se vendimi i Gjykatës së Colmarit është skandaloz, i ndikuar politikisht dhe i turpshëm, shkruan B92.

“Nuk e kemi ftuar për çokollata dhe ëmbëlsira, por e kemi kërkuar për krime të luftës”, ka thënë Vuçiç, derisa kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës në Francë.

Pas përfundimit të mbledhjes, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nga Parisi do të thirret ambasadori i Serbisë ndërsa po shqyrtohet mundësia e dërgimit të një note proteste Francës.

Kryeministri dhe kryetari i zgjedhur, Vuçiç, lirimin e Haradinajt e ka quajtur pikëllues, tragjik dhe qesharak.

Ai ka paralajmëruar se ekipi i juristëve serbë do ta shqyrtojë vendimin e gjykatës franceze dhe shteti serb do të marrë vendimet e veta të ardhshme lidhur me këtë lirim, të cilin ai e ka quajtur të paprecedent.

Gjykata në Colmar të Francës e ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, megjithëkëtë, pas një kohe mjaft të gjatë që Haradinaj qëndroi atje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy