Gjobat e Ramës për informalitetin në turizëm, Vathi: I lartë, por kjo marrëveshje nuk e zgjidh atë (VIDEO)

Gjobat e Ramës për informalitetin në turizëm, Vathi: I lartë, por kjo marrëveshje nuk e zgjidh atë (VIDEO)

Gjatë fushatës së tij në Vlorë dhe Sarandë, kryeministri Rama ka dhënë disa deklarata për bizneset të cilët i ka akuzuar për informalitet.

Lidhur me këto deklarata Besnik Vathi, anëtar i shoqatës së tur-operatorëve në një lidhje skype me ‘MCN Informacion’ u shpreh se turistët e huaj me kombësi shqiptare nuk llogariten si turistë sepse vijnë në shtëpitë e tyre.

Ai tha se hotele të ndryshme kanë cilësi dhe frekuentime të ndryshme nga njeri tjetri, kjo bazuar nga vendndodhja prandaj nuk mundtë kërkosh të njëjtat shifra të ardhurash.

Sipas tij informaliteti është i lartë, por nuk zgjidhet me këtë marrëveshje, teksa theksoi se një zgjidhje mund të jenë kontrollet në hotele për persona të padeklaruar.

Është informalitet apo jo kjo duhet vënë në dyshim sepse nëse nisemi nga raportimet apo netët turistike apo shfrytëzimet e hoteleve duke i krahasuar me hyrjet në kufi patjetër që arrin në konkluzione se informaliteti është te 80-90%.

Janë diku të 3 mln e gjysëm në raport me 10 mln që kanë hyrë në kufi sepse jo të gjithë ata që kanë hyrë në kufi janë turistë.  E kam thënë se ka nejç raportim fiktiv se jo të gjithë ata që hyjnë në kufi janë turistë. Nëse do i futemi analizës së atyre që hyjnë në kufi shifrat do ishin të ndryshme.

Totali i turistëve nuk është 10 mln por shumë më i ulët sepse nga ai total hyrjesh duhen zbritur ata që quhen turistë kalimtarë dhe ne aeroportin e Tiranës e kemi aeroport rajonal që i shërben jo vetëm Shqipërisë, por dhe Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Nuk flenë në hotele vizitorët kalimtarë, ata janë tranzitë, kemi dhe turistë të huaj por me kombësi shqiptare as këta nuk i llogarisim si turistë. Pra informalitet ka, por jo në shifrat që raportohet.

I pyetur nëse e lufton informalitetin marrëveshja që propozon Rama përmes gjobave, Vathi tha se nëse do kërkonim të vendosnim një përllogaritje të tillë 25, apo 30 duhet të nisemi nga hoteli dhe vendndodhja.

Shifrat mund të jenë të diskutieshme sepse hotele të veçanta mund të kenë menaxhime të ndryshme dhe jo të gjithë mund të kenë të njëjtin shfrytëzim sepse dhe cilësia dhe kategoria e tyre është e ndryshme.

Tu kërkosh hoteleve të plazhit në dimër 25% është jashtë logjike sepse ata janë pothuajse të mbyllur. Informaliteti është i lartë, por jo aq sa raportohet dhe ai luftohet me kontrolle në hotele dhe nëse gjen persona të padeklaruar dhe raportuar është e thjeshtë, nuk është e domosdoshme me shifra.

Shifrat mesatare të vendit nuk mund të përdoren si detyrime individuale për hotele individuale, por vetëm për kalkulime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy