Tritol makinës së kreut të ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës, shpërthimi sapo Ndreca u fut në mjet (VIDEO)

Tritol makinës së kreut të ‘Rithemelimit’ në Vaun e Dejës, shpërthimi sapo Ndreca u fut në mjet (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me tritol që është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Vaun e Dejës, ku objektiv ka qenë kreu i Rithemelimit në degën e Vaut të Dejës, Benard Ndreca.

Gazetarja Bendis Druni nga vendi i ngjarjes ka bërë me dije se shpërthimi dyshohet se është kryer me telekomandë, ndërsa theksoi se kamerat e shtëpisë së zotit Ndreca do mund të bëjnë të mundur dhe identifikimin e autorëve.

Fillimisht, Benard Ndreca ka ndezur makinën, e ka lënë ndezur dhe është rikthyer në banesë për të marrë diçka. Ai është rikthyer në makinë dhe më pas në momentin që ka qenë duke u nisur, makina e tij tip 'Audi' ka shpërthyer në pjesën e përparme.

Në vendin e ngjarjes janë paraqitur policia dhe prokurori i caktuar kanë kryer veprimet hetimore, teksa ka mbërritur dhe ish-deputeti i PD-së Zef Hila, i cili kandidon më 14 maj për kryetar të bashkisë. E pranishme është edhe deputetja e PD Greta Bardeli.

Sa i përket vetë shtëpia e zotit Ndrecës është i monitoruar me kamera dhe kjo përbën një avantazh sa i përket zbulimit të atentatit. Dyshohet për dy persona që mund të kenë vendosur tritolin në automjetin e zotit Ndreca, por kjo mbetet për tu verifikuar nga policia.

Sa i përket zonës, banesa mund të jetë paksa e veçuar, por në afërsi të kësaj banese ka dhe banesa të tjera dhe shpresat maksimale janë te kamerat e sigurisë së vetë zotit Ndreca. Aktualisht nuk kemi asnjë të shoqëruar.

Në momentin e shpërthimit të gjithë familjarët kanë qenë në shtëpi dhe sigurisht kjo ka shkaktuar panik tek ata sepse sipas dëmtimeve është e dukshme që dhe sasia e tritolit ka qenë e konsiderueshme.

Dyshimet e para të policisë kanë të bëjnë që kjo ngjarje mund të lidhet për shkaqe politike, pra pista kryesore mbetet angazhimi i zotit Ndreca në politikë, por që mbetet për tu verifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy