
Ish-deputeti i LSI-së Indrit Brahimllari në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ teksa ka komentuar zgjedhjet e pjesshme vendore u shpreh se 6 marsi është interes lokal dhe se Basha ndjehet i dëshpëruar për koalicionin “Shtëpia e Lirisë” sepse i hoqi mundësinë për shitur kandidaturat.
Brahimallari deklaroi ndër të tjera se çdo parti ka kontributin e saj real në çdo koalicion, teksa shtoi se kandidaturat e gjetura nga grupi i rithemelimit dhe LSI janë njerëz që s’kanë nevojë për logo sepse përfaqësojnë rolin e njeriut.
6 marsi është interes lokal e kemi thënë se në interes të LSI do ishte të kishte zgjedhje në 61 bashiki. patjetër e kuptoj se personi që mban peng vulën dhe selinë ka dëshpërim për këtë koalicion sepse i hoqi Bashës mundësinë për shitur kandidaturat. Ai po merr kandidatë nga partitë e tjera sepse vetë nuk i plotëson dot. Koalicioni dëshmoi se pati një përfaqësim përmes primareve që është votë e drejtpërdrejtë dhe se përfaqësimi në këto bashki do të jetë interes lokal dhe kanë përfaqësimin më të mirë në këto bashki.
Çdo parti ka kontributin real në çdo koalicion, këtu e rëndësishme është se LSI, por dhe aleatë të tjerë kanë qenë në një mendje të të bërit opozitë kanë rritur frymën opozitare, i vetmi person që nuk kërkonte të bëhej kryeministër në 25 prill ishte Lulzim Basha dhe këtë e ka konfirmuar. Marrëdhënia që ka ia me Edi Ramën i dha një garanci për interesat e tij për biznesin, paratë dhe pushtetin.
Votat e LSI dhe të disa aleatëve të tjerë janë vendimtare për fitoren e bashkisë së Durrësit dhe jo vetëm. Koalicioni është fitues në Durrës, i jep një person të nderuar si kandidat që ka dhënë kontribut dhe nga ana tjetër rilindja sëbashku me Lulin sjellin përfaqësimin e strukturave të errëta. Durrësi nuk ka lidhje kush është në qeveri. Përfaqësuesi i Lushnjës është i jashtëzakonshëm po kështu dhe kandidaturat e tjera, janë njerëz që nuk kanë nevojë për logo dhe koalicion, ata përfaqësojnë rolin e njeriut.



