Tornadot godasin Amerikën, rreth 34 të vdekur

Tornadot godasin Amerikën, rreth 34 të vdekur

34 persona kanë humbur jetën në SHBA - duke përfshirë 12 vetëm në Misuri, pasi tornadot vdekjeprurëse goditën disa shtete juglindore. Makina të përmbysura, shtëpi të rrafshuara, pemë të rrëzuara dhe mijëra banesa në vend pa energji elektrike.

Në Kansas, të paktën tetë persona humbën jetën pasi më shumë se 55 automjete u përfshinë në një aksident për shkak të një stuhie pluhuri. Më shumë se 250,000 prona ishin pa energji në shtatë shtete - duke përfshirë Michigan, Missouri dhe Illinois.

Autoritetet paralajmërojnë ashpërsim të motit në ditët në vijim.  Ne Luizianën lindore, Giorgian perëndimore, Tenesin qendror dhe Florida perëndimore është lëshuar alarmi I kuq.

Gjashtë vdekje u raportuan në Misisipi nga Guvernatori Tate Reeves, pasi disa tornado u përhapën në të gjithë shtetin.

Paralajmërimet për përmbytje janë lëshuar gjithashtu në Misisipin qendror, Luizianën lindore dhe Tenesin perëndimor; si dhe pjesë të Alabama dhe Arkansas, ndërsa moti i ashpër vazhdon të jetë në juglindje.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë se këto përmbytje mund të jenë vdekjeprurëse.

Paralajmërime të shumta për tornado u lëshuan gjithashtu në të gjithë Alabama ndërsa autoritetet e përshkruajnë situatën shumë të rrezikshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy