Ditën e sotme është mbajtur seanca paraprake për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili akuzohet për fshehje të të ardhurave.
Pas dy orësh diskutimesh, bëhet me dije se seanca është shtyrë për shkak se avokati ka kërkuar të njihet me dosjen e prokurorisë.
Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzën zyrtare kundër Llallës për mosdeklarim të të ardhura ndërsa ka rrëzuar akuzën për “shpërdorim detyre, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurisë dhe pastrim parash”.
Gjatë hetimeve dy vjeçare nga ana e SPAK, për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm, rezulton se Lalla kur ka qenë në krye të detyrës ka bërë një udhëtim në Gjermani në të cilin nuk ka deklaruar një shumë të madhe parash, të cilën e ka përdorur për të shkolluar të bijën.
Seanca e rradhës do të mbahet në Gjykatën e Posacme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, më 3 korrik, prej orës 10.



