Pezullimi i Ballukut, Dyrnjaja: Hera e parë që Kushtetuesja vihet para një sprove të tillë

Pezullimi i Ballukut, Dyrnjaja: Hera e parë që Kushtetuesja vihet para një sprove të tillë

Analisti Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, komentoi kërkesën e dërguar në Kushtetuese për heqjen e pezullimit ndaj zv.kryeministres Balluku. 

 

Dyrnjaja tha se kjo është hera e parë që Kushtetuesja vihet në një sprovë të tillë, duke e krahasuar rastin me atë të kryebashkiakut Erion Veliaj. 

 

Që nga viti 1998, kjo është hera e parë që vihet në sprovë GJK, për interpretime të këtij niveli, të kësaj kategorie. Për analogji, do të ngritja një pikëpyejte si SPAK veproi me dy standard për Veliajn. Jemi para faktit, prishen apo jo provat? Pse SPAK nuk kërkoi pezullimin nga detyra të Veliajt? U lejua ai të vijonte detyrën. Pse për Veliajn? Sepse është i zgjedhur. Ndërsa zonja Balluku e ka të njësuar mandatin e deputetit me funksionin. Ose do të rrimë në standard, pra kjo është sprova e parë. SPAK, normalisht duhet të shkonte në Parlament dhe të kërkonte mandatin, por ka adresuar gabim çështjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy