Reagon vajza që menaxhon Instagramin e Britney Spears: E vërteta kush i bën postimet

Reagon vajza që menaxhon Instagramin e Britney Spears: E vërteta kush i bën postimet

Punonjësja që merret me rrjetet sociale të Britney Spears reagoi për herë të parë  pas teorive konspirative në lidhje me llogarinë e këngëtares në Instagram, nëse menaxhohet nga të tjerët ose publikohen mesazhe të fshehta për të kërkuar ndihmë në lidhje me betejën e saj kundër kujdestarisë nga i ati. Bashkëthemeluesja e kompanisë ‘Crowd Surf’, Cassie Petrey, deklaroi se do që të sqarojë shumë teori të pavërtetë për mënyrën se si menaxhohet media sociale e yllit të pop-it.

"Para së gjithash, i adhurojë fansat e Britney Spears. Janë të pabesueshëm, besnikë dhe të pasionuar pas saj. I admiroj. E di që gjithçka që ata bëjnë dhe thonë është sepse e duan atë me të vërtetë. Ndaj ka qenë e lehtë për mua që të anashkalojë disa nga komentet e liga që janë bërë për mua përgjatë viteve, sepse e di thellë që e bëjnë nga dashuria për një nga yjet më të mëdha të pop-it”, nis statusi i saj i publikuar në Instagram.

Ajo sqaron se: “Britney i krijon postimet e saj dhe shkruan përshkrimin për Instagram”. Petrey thotë se artistja mund të kërkojë t’i editojnë videon dhe më pas fjala e fundit i mbetet sërish Britney-t nëse " dëshiron ta postojë apo jo".

Pavarësisht nga teoritë e përhapura se Spears ka përdorur ngjyrat e veshjeve, ka zgjedhur këngët dhe emoji për të kërkuar ndihmë, Petrey këmbëngul se kjo nuk është e vërteta.

"Ajo ka deklaruar shumë herë se i krijon vetë postimet, por njerëzit vazhdojnë të besojnë teoritë e konspiracionit mbi ato që Britney thotë vazhdimisht. Britney nuk është duke kërkuar ndihmë ose duke lënë mesazhe të fshehta në mediat e saj sociale. Ajo fjalë për fjalë thjesht po jeton jetën e saj dhe po përpiqet të argëtohet në Instagram", shkroi ajo.

Lidhur me akuzat se ajo është e përfshirë në betejën e Spears me babanë e saj për kujdestarinë, Petrey shkruan se ajo nuk e ka bërë diçka të tillë: “Kjo është një gjë për gjykatën dhe avokatët. Që kur njerëzit e marketingut dixhital kanë ndonjë lidhje me gjërat që gjykatat dhe avokatët trajtojnë?".

Këngëtarja është prej vitesh nën kujdestarinë e të atit pa pëlqimin e saj.

Burimi: PopSugar

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy