Rama: Raporti i BE-së rendit Shqipërinë të parën në rajon për prokurimet publike

Rama: Raporti i BE-së rendit Shqipërinë të parën në rajon për prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama deklaroi në podcastin e tij se një raport i fundit i BE-së, përmes instrumentit SIGMA dhe OECD, e rendit Shqipërinë si vendin me përmirësimet më të dukshme në prokurimet publike në rajon. 

Ai theksoi se ky vlerësim bazohet në fakte dhe shifra konkrete nga institucione të pavarura ndërkombëtare, duke kundërshtuar perceptimet negative për korrupsionin. Sipas Ramës, Shqipëria spikat për transparencën dhe cilësinë e mekanizmave të prokurimeve në funksion të interesit publik.

“Dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të BE-së, përmes instrumentit përkatës të SIGMA dhe OECD, që kanë analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj dhe përmes shifrave e fakteve do i tregojmë edhe publikut sesa larg janë ato që thuhen e stërthuhen duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe shifrave konkrete, të identifikuara dhe rreshtuara jo nga qeveria dhe ekspertë të saj, por nga një instrument i besueshëm dhe cilësor i BE-së, me të gjithë integritetin e duhur dhe profesional, për të treguar se cila është e vërteta edhe në atë çka lidh prokurimet publike me transparencën dhe cilësinë e mekanizmave që i vënë ato në përdorim në të mirë dhe interes të publikut, ku Shqipëria spikat si e para në rajonin tonë”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy