
Të paktën 5 të vdekur dhe 150 të plagosur janë regjistruar nga tërmeti I fuqishëm me magnitudë 7 ballë që goditi ditën e djeshme Filipinet.
Bëhet me dije se qindra ndërtesa u dëmtuan ose u shkatërruan.
Rrugët u bllokuan nga rrëshqitjet e dheut dhe në disa province u ndërpre energjia elektrike.
Më shumë se 800 pasgoditje janë regjistruar që nga tërmeti i parë, 24 prej të cilave ishin mjaft të forta për t'u ndjerë nga popullsia.



