Hamidi: Arroganca e Kurtit u ndëshkua me votën e qytetarit, mund të presim zgjedhje të parakohshme parlamentare

Hamidi: Arroganca e Kurtit u ndëshkua me votën e qytetarit, mund të presim zgjedhje të parakohshme parlamentare

Një rezultat ndëshkues për subjektin me numrin më të madh të votave në historinë e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje, për zgjedhjet lokale të nëntorit.

Kështu e ka vlerësuar analisti Lavdim Hamidi, çështjen e rezultatit të zgjedhjeve lokale në Kosovë,  për edicionin e lajmeve në MCN TV.

Hamiti thotë se e gjithë kjo erdhi si pasojë e arrogancës së vet kryeministrit dhe liderit të VV-së, Albin Kurti, së pari në përzgjedhjen e kandidatëve, sipas tij jo të saktë dhe qasjes jo të mirë të programit prezantues elektoral.

“Padyshim e ka karakterizuar një arrogancë, sepse nuk ka logjikë e cila do të sqaronte se për tetë muaj, subjekti më i madh politik do të ndëshkohej me votën e qytetarit, ra në 200 mijë vota, kjo ndodhi për shkak të përzgjedhjes jo të duhur të kandidatëve, dhe qasjes jo të mirë të programuar. VV si subjekti më i madh në pushtet, arriti vetëm katër komuna, si subjekti më i vogël në nivel lokal. AAK ka fituar më shumë komuna se VV, kjo do ta detyrojë padyshim Kurtin që të reflektojë”.

Analisti politik, Hamidi, e arsyeton këtë me faktin se ky ndëshkim erdhi si pasojë e bindjes së vetë Kurtit se komunat do të fitoheshin përmes emrit të Vetvëndosjes.

“Si rezultat i përzgjedhjes jo të kandidatëve të fortë dhe arrogancës së Kurtit se komunat do të fitonin me emrin e VV e jo përmes një prezentimi të një programi të mirë për qytetarët.

Ku duhet të vetërregullohet VV?.

Sipas Hamidit, Kurti do të duhej të ndryshojë qasje sepse në të kundërtën, nuk është e largët dita kur do të ketë edhe zgjedhje të përkohshme parlamentare.

“ VV padyshim se do të duhet të ndryshojë qasje, por njëkohësisht i ka shtuar apetitet opozitës që t'i bëjnë presion qeverisë, e cila deri më tani i ka shtypur gjatë tërë kohës se janë parti të vogla dhe ne jemi fitues, por kjo përqindje tashmë ka ndryshuar. VV në nivel lokal është partia më e vogël dhe në të ardhmen nuk do të jetë e largët dita kur do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë. Nuk do të habitesha nëse vitin tjetër do të kemi zgjedhje në Kosovë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy