Argjendari izraelit krijon maskë 1,5 milionë dollarëshe

Argjendari izraelit krijon maskë 1,5 milionë dollarëshe

Një argjendar izraelit po krijon atë që ai thotë se do të jetë maskë mbrojtëse e koronavirusit më e shtrenjtë në botë, me kërkesë të një klienti miliarder nga Shangai.

”Maska do të ketë 250 gramë ar 18 karatësh, i vendosur me jo më pak se 3 608 diamante natyrore dhe e pajisur me një filtër N-99”, tha Sharon Caro, një përfaqësues për markën luksoze ”Yvel”, me qendër në Jeruzalem.

Etiketa e saj e çmimit? 1,5 milionë dollarë.

Një ekip prej 25 argjendarësh dhe vendosës diamanti, të përzgjedhur me kujdes nga stafi i kompanisë, po punojnë me turne për të përgatitur porosinë deri më 31 dhjetor.

Dizajneri Isaac Levy argumenton se kjo porosi po e shtyn atë dhe bashkëshorten Orna që të vazhdojnë biznesin e tyre.

“Në këto ditë tronditëse, çdo porosi që marrim na ndihmon për të ruajtur operacionet e përditshme të kompanisë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy