Vendimet e Disiplinës/ Dënim i ashpër për Kukësin, drejtori Halili pezullohet për dy vite

Vendimet e Disiplinës/ Dënim i ashpër për Kukësin, drejtori Halili pezullohet për dy vite

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra në lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në futbollin shqiptar.

Drejori i Kukësit, Naim Halili, është pezulluar për dy vite nga aktiviteti dhe i ndalohet hyrja në stadiume, për shkak se para ndeshjes me Erzenin, ka sulmuar një nga zyrtarët e takimit. Klubi verilindor, do të duhet të luajë katër ndeshjet e ardhshme, me dyer të mbyllura, për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë ndaj Erzenit.

Gjithashtu, mesfushori i Partizanit, Arinaldo Rrapaj dhe ai i Skënderbeut, Dejvid Janaqi, janë pezulluar për dy ndeshje, pas përplasjes mes tyre në fushë.

Disiplina, ka dënuar me gjobë, Egnatian, Skënderbeun, Tiranën dhe Kukësin, për sjelljen e gabuar të tifozëve. Egnatia duhet të luajë gjithashtu dy ndeshje pa tifozë.

VENDIMET: 

1. FK Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe fyer tifozerinë mike, në bazë të neneve 13/2, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

4. Lojtari i KF Skënderbeu, Dejvid Janaqi, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i FK Partizani, Arinaldo Rrapaj, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe duke lejuar hyrjen e spektatorëve në fushën e lojës, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

7. Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes para fillimit të ndeshjes midis FK Kukësi kundër FK Erzeni, në bazë të neneve 6/2/a, 13/2, 14/1/k, 14/1/l, 32, 59 dhe 77 të KDE, dënohet me 2 (dy) vite pezullim nga të gjitha veprimtaritë futbollistike të organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

8. Zyrtari i KF Lushnja, Mario Sula, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

10. FK Tomorri, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

11. Zyrtari i KF Sopoti, Besnik Kola, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Zyrtari i FC Iliria, Gentian Selmani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i KF Maliqi, Kostandino Dramolli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

14. Zyrtari i KF Maliqi, Erjon Beqiraj, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar duke vonuar fillimin e ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

15. KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar dhe FSHF, në bazë të neneve 13/2 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

16. Lojtari i KF Turbina, Florian Peqini, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/b dhe 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

17. Lojtari i FC Laberia U-19, Flavio Fasliu, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18. Lojtari i FC Laberia U-19, Fabian Veraj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

19. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Manuel Hajrulla, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

20. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Hetem Lushaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

21. Lojtari i Flamurtari FC U-16, Alesiano Axhaj, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

22. Lojtari i Flamurtari FC U-16, Kleidi Selimaj, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

23. Lojtari i AF Shqiponjat U-16, Abdulkerim Salihi, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

24. Lojtari i AF Shqiponjat U-16, Bjorn Terziu, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

25. Zyrtari i FK Partizani U-21, Gerd Haxhiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

26. Lojtari i FK Partizani U-21, Edmir Vidrica, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

27. Lojtari i FK Partizani U-21, Xheis Rushiti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

28. Lojtari i FK Bylis U-21, Victor Joao Sousa De Gutierrez, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

29. Atletik Klub U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kunder KF Lushnja U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

30. FC Autokton U-13, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Titans U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

31. Zyrtari i FC Autokton U-13, Anjed Xhepexhiu, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

32. Zyrtari i AF Dajti B U-13, Ramazan Gjeldiu, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

33. Lapraka Sport B U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder Lions B U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

34. Zyrtari i AF Tekstil C U-11, Alfred Duka, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

35. Zyrtari i Dinamo City U-13, Kastriot Hysa, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

36. Zyrtari i FK Partizani U-11, Adriatik Gjoni, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

37. Tirana 19 Akademi U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder Ali Demi U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

38. Alfa Futboll Albania U-7, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder East Park U-7, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

39. Zyrtari i Titans U-9, Bektash Capoku, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

40. Holle U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder Akademia e Futbollit U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

41. KF Spartaku U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder Atletik Tirana U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

42. Zyrtari i Titans U-11, Emil Bualjoti, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

43. Don Bosko Academy Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të zonës Rajonale Tiranë, kunder Lapraka Sport Femra, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

44. FC Internacional Tirana Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të zonës Rajonale Tiranë, kunder Lapraka Sport Femra, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

45. Zyrtari i Akademia e Futbollit Peza Sport, Elidon Xhemali, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF

46. Pranimin e kërkesës së lojtarit të AF Luftetari, Jersival Sousa Santos, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

47. Pranimin e kërkesës së lojtarit të AF Luftetari, Nazmi Gaba, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

48. Rrëzimin e kërkesës së KF Besëlidhja si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy