Cakrani: Grupet kriminale të lidhur me pushtetin kanë pasur interes që Meta të arrestohej me show. Janë përzgjedhur oficerët, SPAK-u i ka provat (VIDEO)

Cakrani: Grupet kriminale të lidhur me pushtetin kanë pasur interes që Meta të arrestohej me show. Janë përzgjedhur oficerët, SPAK-u i ka provat (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se grupet kriminale të lidhur me pushtetin kanë pasur interes që Ilir Meta të arrestohej me shou se e shihnin si rrezik. 

 

Duke vijuar Cakrani tha se oficerët për arrestimin e Metës janë përzgjedhur dhe se tashmë SPAK i ka provat për këtë dhe për lëvizjet në Policinë e Shtetit për këtë ngjarje. 

 

Grupe kriminale kanë pasur dorë, kanë qenë të angazhuar për arrestimin dhe mënyrën e arrestimit të Metës. Që arrestimi të jetë shou dhe shembull dhe janë përzgjedhur dhe oficerët dhe policët që më pas u promovuan. Nuk po flas për Ergys Agasin. Thashë grupet kriminale që sot SPAK i ka në dorë që kush ka qenë personazhe dhe si është inskenuar. SPAK-u ka në dorë edhe faktin si janë emëruar, hequr apo riemërua personazhe në Policinë e Shtetit dhe institucionet ligjzbatuese. 

 

Grupet kriminale të lidhur me pushtetin kanë pasur interes që Meta të arrestohej me shou Meta se shihej si rrezik dhe vazhdon të shihet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy