Marrëdhënia Greqi-Shqipëri, Ngjela: Nuk është humbur ekuilibri për çështjen Beleri, por për forcimin e vendit tonë (VIDEO)

Marrëdhënia Greqi-Shqipëri, Ngjela: Nuk është humbur ekuilibri për çështjen Beleri, por për forcimin e vendit tonë (VIDEO)

2030 është afati i radhës që Bashkimi Europian i ka dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në union. Kështu deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Sharl Mishel, i cili gjatë Forumit Strategjik të Bledit, pranoi se rrugëtimi i vendeve të rajonit ka qënë i gjatë dhe jo në pak raste ka shkaktuar zhgënjim tek qytetarët e vendeve respektive.

Lidhur me këtë, në një intervistë për MCN, avokati Spartak Ngjela tha se BE nuk foli vetëm për Shqipërinë. Sipas avokatit integrimi i Shqipërisë është zvarritur nga BE.

Sipas avokatit Ngjela reagimi i Serbisë në Forumin e Bledit ndaj deklaratës së Kurtit, i cili kërkoi njohjen e Kosovës nga 5 shtete të BE, tregon frikë nga rigrupimi i Shqipërisë.

Ndërkohë përsa i përket çështjes së Shqipërisë me Greqinë, ku kjo e fundit kërkon lirimin e Fredi Belerit, Ngjela tha se kjo është e pakuptimtë dhe Greqia nuk mund ti kërkoj kryeministrit Rama lirimin e Belerit pasi ajo është kompetencë e gjykatës. Sipas Ngjelës humbja e ekuilibrit mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk është për çështjen Beleri, por për forcimin e Shqipërisë. Që sipas avokatit do jetë dhe më i fortë nëse do të dalë nafta në Shpirag.

Intervista e plotë:

-Krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor edhe vetë Rama tha se janë të zhgënjyer nga procesi i integrimit, por ne terma konkrete, Rama ka thënë se ka zero probleme me fqinjët, ndërsa prej muajsh ka krijuar një situatë me një vend të BE, siç është Greqia, si e shihni qëndrimin e tij?

Është çështje e optikës së BE, nuk flitet vetëm për Shqipërinë por edhe për të tjerët. Kanë bërë gabim sepse jemi dy shtete dhe në BP ne jemi autoktonët. Po të dali nafta në Shpirag do na luten ata. Ne na kanë zvarritur, ka shumë arsye, por këto nuk thuhen këtu.

Çështja Beleri është non sens i politikës greke për pushtetin gjyqësor i joni. Lirojini atë i thonë Ramës, po ai nuk ka punë në të. Është pështjellim jo profesional. Se kuptoj pse ngritën këtë çështje për një njeri të zakonshëm të popullit, se ai s’ka asgjë. Ai është nga qendra Himarës dhe thotë se jam minoritet. Nuk ka minoritet në Himarë. Është histori e ngatërruar për gadishullin ilirik. Dëgjova deklaratë e kryeministres serbe dhe harrojnë që janë dy shtete të pavarura dhe njërin prej tyre e ka çliruar SHBA. Ata janë të shqetësuar se po rigrupohet Shqipëria.

-Për çështjen Beleri, dje z. Rama në një intervistë për kathimerinj deklaroi se ka kërkuar një opinion për të lejuar që z. Beleri të mos e humbasë mandatin pa u shprehur gjykata. Ka mundësi ligjore të rregullohet kjo gjë?

Ajo është e rregulluar, sepse përderisa nuk ka folur gjykata. Ai prezumohet i pafajshëm. Ai mund të shpallet i pafajshëm dhe pse është kapur në flagrancë. Pafajësi në shkallë të dytë.

Rama gjithmonë ka thënë s’kemi punë me SPAK mos na e kërkoni ne. Nuk e kanë humbur ekuilibrin për Himarën, por për forcën e Shqipërisë.

Ai prezumohet i pafajshëm, drejtësia e konsideron të pafajshëm dhe pse mund të jetë në burg. Fakti që Rama flet në formë tjetër do të thotë që është zgjidhur çështja juridikisht. Ky i kapuri në flagrancë përderisa nuk ka marrë vendimin nga shkalla e dytë ai konsiderohet i pafajshëm. Po nëse konsiderohet i pafajshëm pse është në burg? Nëse do ishte i lirë ai do betohej, por ka një gjë tjetër se gjykata nuk e liron pasi mund të arratiset. Pse kërkojnë ata lirimin e atij? Që të iki.

Ne jemi një reformë esenciale, ndërkohë këta flasin broçkulla. Rama ka mbajtur një qëndrim shumë të mirë.

-Pse fitoi sipas jush Beleri në Himarë? Politikisht si e analizoni?

Beleri ka dalë me 15 vota dhe është kapur duke vjedhur vota, pse e zgjasni këtë muhabet. Ai ka vjedhur vota. Unë personalisht nëse ai del sepse ai ka vjedhur vota, ka dalë me 15 vota. Nuk mund ti japin pafajësi sepse ai është kapur në flagrancë.

-Një pyetje e fundit për sa i përket hetimeve të SPAK. Do t’i shkohet deri ne fund çështjeve të nisura dhe sipas jush qëndrimi i kryeministrit se përgjegjësia është personale vlen për çështje për të cilat ka firme Këshilli i Ministrave?

Përgjegjësia është personale. Kodi Penal nuk njeh përgjegjësi kolektive. Nëse një qeveri bën një gabim të rëndë, rrëzohet qeveria. Nëse njëri nga ministrat bënë një krim, është përgjegjësi personale. Në këtë do ti qëndrojmë konceptit perëndimor. As komunizmi nuk bëri përgjegjësi kolektive.

Ka raste që kryeministra në Perëndim që janë kapur në flagrancë, por kanë dhënë dorëheqjen. Kryeministrin nuk e detyron njeri, po opinioni publik pse nuk flet? Fatkeqësia jonë është se nuk kemi opinion publik. Ky është realiteti, nuk ka pjekuri për të mbrojtur veten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy